Presidentja e Kosovës Osmani, pritet nga kryeministri grek, zbulon për çfarë biseduan

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur dje në takim nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

Nga zyra e Presidencës bëhet me dije se në këtë takim me kryeministrin Mitsotakis, presidentja Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve.

“Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë presidentja Osmani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu