Presidenti Trump uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përgëzuar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, duke riafirmuar mbështetjen e fortë të Uashingtonit për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Në mesazhin drejtuar presidentes Vjosa Osmani, Trump vlerësoi angazhimin e Kosovës në nismën “Bordi i Paqes” dhe mbështetjen ndaj përpjekjeve amerikane në çështje globale, përfshirë Ukrainën dhe Gazën. Ai theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve po forcohen dhe shprehu gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e tregtisë dhe investimeve.

Që nga viti 1998, SHBA-ja ka ofruar mbi 2 miliardë dollarë ndihmë për Kosovën dhe mbetet një nga partnerët më strategjikë të saj. Megjithatë, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë njohur edhe momente tensioni në të kaluarën, për shkak të disa zhvillimeve politike në Prishtinë.

Shtetet e Bashkuara ishin ndër vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Deri më tani, Kosovën e kanë njohur 121 shtete, ndërsa mbetet ende sfidë mosnjohja nga disa vende anëtare të BE-së dhe NATO-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu