Presidenti Trump “rikthehet” në punë, Rama lahet në Det!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi

Para tre ditësh vdiq vëllai i presidentit të madh të U.S.A., Donald Trump dhe mbas një dite Zoti Trump u kthye në zyrë dhe vazhdoi fushatën elektorale në shtetet amerikane. Para tre-katër ditësh shqiptarët në radha, si refugjatë modern të shekullit 21, dirgjen pa ujë, të dërmuar, me fëmijë të vegjël, në kufirin grek dhe kryeministri i tyre i dështuar Edi Rama “theket” në diell, ushqehet me midhje, lahet në det dhe për ironi të të gjithëve poston foto nga bregdeti i jugut në F.B. dhe Instagram.

Imagjinojini se cfarë morali, kulture, besnikërie dhe betimi në Kushtetutë kanë presidentët amerikanë, që edhe në raste familjare e para është U.S.A. dhe qytetarët e saj dhe krahasojeni me imoralitetin e politikës sonë në këta 100 vjet të fundit dhe në këta 8 vite të Rilindjes, që nuk cajnë kokën për shqiptarët, në tërmet, në Pandemi dhe në radha të gjata të fyer në kufijt Ballkanikë dhe Europianë. Ky është një mentalitet që është shumë e vështirë, për ta larguar nga “genet” e klasës sonë politike, që para të gjithë shqiptarëve, venë qejfet dhe interesin e tyre personal dhe familjar.

Një ditë mbas vdekjes së vëllait 71 vjecar, presidenti i U.S.A. Donald Trump del në punë, në zyrë si president dhe rifillon fushatën elektorale në Mankato, Minn. “Presidenti Donald Trump bëri vërejtje për vendet e punës dhe ekonomisë në Aeroportin Rajonal Mankato në Mankato, Minn (Fox News)”.

Me një energji të jashtëzakonshme Zoti Trump sulmon politikën e dështuar të Joe Biden për punësimet dhe ekonominë. Ai deklaron se: “Bieden ka dështuar me vendet e punës dhe ekonominë”. Me gjithë dhimbjen e madhe dhe respektin për vëllanë e dashur, presidenti i shtetit më të fuqishëm në botë, del në punë dhe është i motivuar për të mbajtur betimin që ka bërë para amerikanëve, për ta bërë përsëri, “Amerikën e madhe”!

Një komentuese në F.B., gjatë fjalimit elektoral të zotit Trump në Mankato, Minn, shkruan me superlativa për këtë veprim prej burri shteti të Zotit Trump, duke dalë në zyrë dhe fushate, një ditë pas vdekjes së njeriut të dashur. Ky është mentaliteti i burrave të shtetit në U.S.A., që përgjegjësinë para kombit amerikan dhe shtetit e vënë para problematikave dhe cështjeve familjare e personale. Zoti Trump këta ditë po bën një fushatë të vecantë, pavarësisht Pademinsë Covid- 19 dhe kam besim se amerikanët do t’i besojnë edhe një mandate të dytë këtij “burri të madh shteti” deri në vitin 2024, me suksese dhe arritje të mëdha reale, në politikën e brëndshme dhe të jashtme amerikane. Po cfarë ndodh në Shqipërinë që qeveriset nag Rilindja dhe Edi Rama. Me të vërtetë politika merr ditë pushimi në muajin Gusht, por kryeminstri i vendit duhet të jetë i gatshën, për ngjarje të zakonshme ose të jashtëzakonshme. Në ngjarjet e fundit në kalvarin e shqiptarëve në Kakavi dhe Kapshticë, pavarësisht se është lajmëruar nga shteti grek më 5 Gusht për bllokimet në kufi, Rama po pushonte në Jalë, për “shtatë palë qejfe”.

Edi Rama jo vetëm që nuk i doli punës përpara, për t’i informuar shqiptarët që punojnë në shtetin grek për bllokimet, por akuzon njerëzit, shqiptarët dhe vazhdon të “lahet në det”. Shteti ynë u zu shumë i papregatitur, si në rastet e tjera të jashtëzakonshme në këta 8 vite. Shteti u shkund shumë vonë, kur u dha alarmi nga media, a thu se nuk ka institucione përgjegjëse për këta situata?! Shteti i Edi Ramës, as që nuk bënte fjalë për parashikimin dhe parandalimin e situatës në kufirin greko-shqiptar para disa ditësh. Kjo sjellje e papërgjegjshme e kryeministrit Rama, ndodhi edhe në rastin e tërmetit të 26 Nëntorit 2019 dhe në menaxhimin e Pandemisë! Këta qëndrime tregojnë shumë se shqiptarët qeverisen nga një kryeminstër dhe një qeveri e papërgjegjshme, që duhet të largohet me anë të të votës së lirë për dëmet që i bëri të gjithëve në këta 8 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu