Presidenti Meta godet fort Sokol Ballën që me fyerje përpiqet të mbrojë shefin e vet Edi Rama: Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës anti-amerikan (VIDEO)

0

Video ku Presidenti godet fort Soko Ballën

‘A mos po bëheni qesharak dhe ju dhe politika për shkak të interesave tuaja kujtoni 2 korrikun e 1990-ën?’, ishte fyerja që iu drejtua presidenti Ilir Meta nga Vizion+, televizion që drejtohet nga Sokol Balla.
‘Tani e kam dëgjuar këtë çështje edhe herë tjetër nga miku im Sokol Balla, edhe e di që ai ka merak të madh se unë jam në konflikt interesi, se nëna e fëmijëve të mi është në opozitë, dhe nuk e di se ku qëndron interesi këtu se, se ka interes të iki Edi Rama, nuk ka interes të marrë pjesë në zgjedhje gjithëpërfshirëse, por të gjithë e dinë që Koli nuk ka asnjë konflikt interesi me qeverinë, pavarësisht se nëna e fëmijëve të tij punon në qeveri, kështu që faleminderit për pyetjen.

“Nuk më nxjerr dot mua nipi i Spiro Kolekës anti-amerikan. Po erdhi dita t’më heqë vizën amerikane nipi i Spiro Kolekës…Unë vizën nuk ja heq kurrë demokracisë, as që bëhet fjalë në këtë botë. Pse niseni nga ata që nisin SMS-të, ata të gruas së Balilit. Unë ambasadoren e SHBA-ve e kam takuar më vete, dy tre ditë para se të merrej ky vendim (dekreti i zgjedhjeve). E kam sqaruar, i kamë thënë keni ndonjë shqetësim nga ana ligjore? Jo. Faleminderit shumë, qëllimi është ky. Unë tani po përpiqem me të gjithë. Ne hall kryesor kemi të hyjmë për të velur negociatat në tetor me BE-në. Dhe këtë e kanë në dorë aktorët e BE-së. SHBA ka një politikë të qartë, që mbështet integrimin. Qëndrimet që mbajnë ata është e drejtë e tyre? Kush në këtë botë thotë që presidenti nuk mund të mbajë qëndrimet e veta?” 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu