Presidenti Ilir Meta: Rama është mashtrues, nuk i don Listat e Hapura/ Ose hapni listat, ose zhdukuni, hajdutë!

0

“Hapni listat ose largohuni! – Me këtë thirrje drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës ka dalë sot, Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, për ngërçin më të ri që po shfaqet në politikë.

“Çdo manovër mashtruese që u heq të drejtën qytetarëve të zgjedhin vetë edhe deputetët, siç ju premtua, – shkruan Meta në Fb, –  vetëm me qëllimin për të prishur në mënyrë të njëanshme Marrëveshjen e 5 Qershorit, do të ndëshkohet fort nga të gjithë qytetarët që prej 12 vitesh kërkojnë deputetë e jo kukulla kryetarësh.

Mos kini frikë nga hapja e listave! Hapni listat ose largohuni!” ka nënvizuar Presidenti.

Në vijim, kreu i shtetit ka shtuar një artikull të analistit Artan Hoxha, ku qartësohen dritëhijet e kësaj situate të krijuar së fundmi në Këshillin Politik midis palëve, pas propozimeve të Partisë Socialiste për koalicionet dhe listat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu