Presidenti i ri/ Alibeaj: Partia Socialiste është tërhequr nga marrëveshja!

0

Enkelejd Alibeaj ka deklaruar për mediat se PS është tërhequr nga marrëveshja mbi zgjedhjen e Presidentit të ri.

Pasi anuloi mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Alibeaj e konsideroi këtë tërheqje nga pala tjetër mospranimin e konsensualitetit.

 Ne e filluam këtë proces për të krijuar një proces për zgjedhjen e presidentit. Për këtë arsye, ne hartuam një dokument që përmblidhte kriteret dhe një procedurë që kishte në të konsensusin. Hapat të ndjekura në mënyrë strikte do të krijonin një proces transparent që do të sillte një president mbi palët. Ndodhi që sot në media ka pasur një tërheqje nga ana e PS.  Ne do të identifikonim 4 kandidatura, do ishte PS që do të zgjidhte 2 dhe më pas do të ishte një kandidaturë. Ajo kandidatura që do ishte konsensuale do të futej një parlament me të gjithë firmat tona.  Kjo tërheqje nga pala tjetër është mospranim i konsensualitetit. Ne u nisëm nga ideja për të pasur një president që do ishte mbi palët,  procesi ishte serioz. Kjo tregon qëndrimin e palës tjetër edhe pse nuk kisha dyshime”.
Alibeaj tha se Rama pa që nuk kishte asnjë shans për t’i kapur apo joshur disa nga kandidatët e paraqitur prej grupit të PD, prandaj ndërmori këto veprime.
Mund të jemi anatemuar për lojëra dhe kandidatë të kapur peng. Kandidaturat tona u dukën qartë që janë njerëz me integritet. Edi Rama sa pa kandidaturat e kuptoi se nuk kishte asnjë shans për ta vjedhur dhe joshur. Ka bërë këtë gjë sot”

Reagimi i Alibeajt vjen pas deklaratës së kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili dje tha se propozimi për President duhet të vijë edhe me firma mbështetëse nga opozita.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu