Presidenti i Republikës bën moral me mesazh nga Papa: Në politikë s’është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shpërndarë në një postim në facebook, mesazhin që sot Papa Françesku mbajti në audiencën e përgjithshme. Në mesazhin e tij Ati i Shenjtë thekson se në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Kreu i shtetit thekson se ky mesazh është kaq aktual edhe për shoqërinë tonë.

Postimi i plotë

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”.

“Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës. Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine. Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!”

Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu