Nga Boldnews.al
Bajram Begaj është emri surprizë që kryeministri Edi Rama ua shpalosi shqiptarëve si kandidatura e tij për Presidentin e ardhshëm të Republikës.
Begaj, një ushtarak karriere, aktualisht mban postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Sapo Rama prezantoi emrin e tij, media raportoi menjëherë se Bajram Begaj është pjesë e një kallëzimi që po hetohet nga Prokuroria Speciale për tjetërsimin e pronave të Ushtrisë.
Sipas të dhënave të përditësuara deri në mesin e Majit 2022, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion nuk e ka shlnuar emrin e Bajram Begaj në regjistrimin e personave nën hetim.
Bajram Begaj ka lindur në Rrogozhinë.
Por, të dhënat e Regjistrit të Gjendjes Civile tregojnë që origjina e tij familjare është nga fshati Zhitom i Beratit.
Në këtë fshat të Beratit është regjistruar babai i tij, Rushit Begaj.
Referuar sërish të dhënave të Regjistrit të Gjendjes Civile, nga ky fshat ka origjinën e Edmond (Mond) Bego, ish-trafikanti i Bandës së Lushnjes, i shndërruar në biznesmen të fuqishëm gjatë mandatit qeverisë së Rilindjes së Edi Ramës.
Edmond Bego, i cili në disa raste shfaqet edhe si Mond Bego, më herët ka pasur emrin Manoli Bega.
Manoli i mëparshëm dhe Mondi aktual rezulton të ketë lindur në Lushnje.
Por, edhe origjina e tij e hershme është nga fshati Zhitom i Beratit.
Babai i Mondit (Manolit), Irfani, rezulton të ketë lindur në këtë fshat, në vitin 1949.
Megjithatë, fakti që Presidenti i pritshëm dhe trafikanti-biznesmen kanë origjinë nga i njëjti fshat i vogël në Berat dhe kanë mbiemër të ngjashëm, nuk i bën domosdoshmërisht të lidhura fatet e tyre jetësore.
Manoli (Mond) Bego i ka mbyllur llogaritë me drejtësinë dhe tashmë është biznesmen i fuqishëm.
Ndërsa gjenerali Bajram Begaj, ndërkohë që pret votat e deputetëve socialistë për President, do të duhet të presë edhe veprimet hetimore të SPAK-ut për çështjen e tjetërsimit të pronave të ushtrisë.