Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier vjen sot në Tiranë për një vizitë zyrtare dy ditore.
Lajmin e bëri me dije vetë ambasada gjermane në Tiranë, me anë të një postimi në rrjetet sociale, e cila njoftonte se presidenti Steinmeier do të udhëtojë nga data 29 nëntor deri më 2 dhjetor drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Steinmeier do të pritet në takim nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndërsa më pas është parashikuar edhe konferenca e përbashkët për shtyp.
“10:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
10:55 – 11:25 – Dalje për media e të dy Presidentëve,’ -thuhet në njoftimin e Presidencës.
Sakaq, nga Kuvendi bëhet me dije se Presidenti Frank-Ëalter Steinmeier do të ketë edhe një fjalë në seancë plenare.
“Në datën 1 dhjetor, ditën e enjte, në orën 11:30-12:00, do të zhvillohet e seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën do të përshëndesë Presidenti Federal i Gjermanisë, z. Frank-Ëalter Steinmeier,” njofton zyra e shtypit pranë Kuvendit.
Më pas, presidenti federal i Gjermanisë pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin e Edi Rama.
Në agjendë, Frank-Ëalter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.
Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton Republikën e Shqipërisë. Dhe njëkohësisht ky takim vjen 5 ditë para se Shqipëria të presë samitin e BE në kryeqytet, që do të jetë një ditë historike për vendin.