Presidencialet në SHBA, Trump bën kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat! Ligji hyn ne mes!

0

Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat

Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim I cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan.

Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren.

Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote.

“Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale që është parë ndonjëherë. Nuk I takon Donald Trump të vendosë kush fiton, por njerëzve”, është shprehur Biden.

19:12 Trump: Do kërkojmë rinumërim në Wisconsin

Presidenti në detyrë I SHBA, Donald Trump është shprehur se do të kërkojë rinumërim votash në shtetin e Wiscnonsin, aty ku teksa numërimi I votave po përfundon, diferenca mes kandidatëve është minimale.

Joe Biden është duke fituar, edhe pse rezultati nuk është ende zyrtar.

18:59 Twitter fshin postimin e Trump për “zhdukjen e avantazhit”

Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai ka shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”.

Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”.

Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese.

Fshehja e tyre po ashtu i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.

Facebook ka vendosur “kuti të kontrollit të fakteve” te mesazhet e njëjta të Trumpit në platformën e tij, duke thënë se rezultatet përfundimtare mund të marrin më shumë kohë se normalisht.

18:33 Fitore e Trump në gjykatë? Ja çfarë thotë kreu i senatorëve Republikanë

Lideri i senatorëve republikanë dhe aletati i ngushtë i Donald Trump, Mitch McConnell, bën një hap pas sa i përket deklaratave të presidentit se ka fituar zgjedhejt presidenciale.

“Të thuash kam fituar zgjedhjet është diçka ndryshe nga përfundimi i procesit”, ka thënë ai.

Sa i përket një fitoreje të mundshme në gjykatë, McConnel është shprehur: “Nëse ka mospërpurthje, do ti drejtohemi gjykatës. Kështu ndodh në këtë vend”, përcjell Ora News.

18:20 Rezultati në shtetet kyçe deri në orën 18:15

Arizona (11 vota elektorale)
Georgia (16 vota elektorale)

Biden 51.0%, Trump 47.6% (pothuajse zyrtare)

Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale – përveç vitit 1996 – që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.

Trump 50.5%, Biden 48.3%

Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.

Michigan (16 vota elektorale)

Biden 49.5%, Trump 48.9%

Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.

Nevada (6 vota elektorale)

Biden 49.2%, Trump 48.6%

Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.

Pensilvania (20 vota elektorale)

Trump 53.5%, Biden 45.3%

Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.

Wiskonsin (10 vota elektorale)

Biden 49.6%, Trump 49%

Wiskonsin ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atë me 0.8 për qind.

18:18 – Donald Trump nuk i ndal postimet e tij ne Twitter në lidhje me procesin e numërimit që po ndodh në SHBA momentalisht.

Trump shkruan se pala kundërshtare po mundohet që të zhdukë avantazhin e tij në Pensilvani Michigan dhe  Wisconsin, duke shtuar vota për Biden.

Trump: Ata po punojnë shumë për të zhdukur avantazhin e 500,000 votave në Pensilvani – sa më shpejt. Po kështu, Michigan dhe shtet e tjera! Ata po gjejnë vota për Biden në të gjithë vendin – në Pensilvani, Wisconsin dhe Michigan. Kaq keq për vendin tonë!

18:10 Michigan, rezultatet mbyllen brenda ditësBiden paralajmëron luftë në gjykata

Sekretari i Shtetit në Michigan është shprehur se rezultati I votimeve për këtë shtet do të mësohet brenda ditës.

Nga ana tjetër, drejtuesit e fushatës së demokratit Joe Biden janë shprehur se, “janë të gatshëm të luftojnë në të gjitha gjykatat0”, përcjell Ora News.

Këshilltari ligjor i Biden, Robert Bauer është shprehur se, “jemi shumë të përgatitur të luftojmë në çdo gjykatë”.

17:30 Kombinimet që shpallin fitues Donald Trump dhe Joe Biden

Ende nuk dihet se kush I ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Rruga që të çon drejt Shtëpisë së Bardhë Bardhë mesa duket kalon përmes Michigan, Wisconsin dhe Pensilvanisë, tre shtetet që i dhanë presidentit fitoren katër vjet më parë.

Në të tre këto shtete Donald Trump kishte një avantazh të madh, por në Wisconsin dhe Michigan, Joe Biden rihapi garën dhe tani kryeson.

Për t’u bërë president, kandidati demokrat duhet të fitojë në Michigan dhe Wisconsin dhe gjithashtu të sjellë në shtëpi Nevadën. Me këtë kombinim, Biden do të arrinte 270 votat e nevojshme elektorale të nevojshme për t’u bërë president.

Në Pensilvani, Presidenti Trump ka një diferencë prej rreth 590,000 vota dhe ka deklaruar fitoren herët. Ai deri më tani ka fituar 2.97 milionë vota, Biden 2.387 milionë. Sidoqoftë, jemi ende te 76% e numërimit, dhe Guvernatori Tom Wolf tha se kishte mbi një milion vota me postë për të numëruar.

Ajo që vlen, në fakt, është mbi të gjitha vota me postë, që ka një trend demokratik.

Në Michigan,numërimi ka arritur në 90% dhe Biden ka kaluar Trump: 2.515 milionë vota kundrejt 2.506 milionë. Më shume se 5 milionë vota ndahen për 10 000 vota. Por mungojnë shumë vota me postë që duhen numëruar.

Si shpallet fitues Donald Trump?

“Corriere” shkruan se Trump do të kishte nevojë vetëm për 54 vota elektorale për të fituar, të cilat ai mund t’i marrë në kombinime të ndryshme:

– Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut;

– Pensilvania dhe çdo 3 nga këto 4 shtete: Georgia, Wisconsin, Michigan dhe Carolina e Veriut.

Si shpallet fitues Joe Biden?

Biden mund të shkojë në Shtëpinë e Bardhë duke fituar, përveç Nevadës (ku ai është përpara 25,000 vota me 79% të numëruara), Georgia, e cila do të ndryshonte shumë dinamikën elektorale: dhe qëllimi duket i vështirë, por jo i pamundur  me një shtet midis Wisconsin, Michigan ose Pensilvanisë.

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe sfiduesi demokrat Joe Biden janë në një garë të ashpër për të fituar një mandat katër-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë, por rezultati i zgjedhjeve duket se do të varet nga garat në disa shtete të lëkundura të ashtuquajtura “shtete fushëbetejë”. Sipas mediave amerikane Biden kryeson rezultatin me 224 vota elektorale i cili ndiqet nga presidenti aktual Trump me 213.

Presidenti Trump ka fituar në përfshijnë Ohajon, Teksasin, Floridan dhe Kentakin, ku udhëheqësi i shumicës republikane të Senatit Mitch McConnell fitoi gjithashtu rizgjedhjen.

Fitoret e zotit Biden përfshijnë shtete si Kalifornia, Ilinoi, Virxhinia dhe shtetin ku ai banon, Delauer

Ndërkohë janë 9 shtete që ende është vështirë të përcaktohet fituesi, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Pensilvania, Miçigan, Uiskonsin, Mejn, Arizona, Nevada dhe Alaska.

LIVE:

Ora 14:42 Nga ëndrra e West për t’u bërë President e deri te kandidati i vdekur, çudirat e zgjedhjeve në SHBA

Ora 14:16 Numërimi i votave në SHBA, Trump kokë më kokë me Biden në Nevada

Ora 13:33 Biden optimist për rezultatin e zgjedhjeve, u bën thirrje mbështetësve për durim

Ora 13:17 Ndërpritet numërimi në 4 shtete

Deri në orën 16.00 të orës lokale në East Coast në SHBA, apo me orën 20:00 me orën tonë lokale nuk pritet të nisë numërimi i cili është ndaluar në disa shtete si Georgia, Michigan, apo North Carolina.

Përveç shtyrjes së sotme të numërimit të votave, një problem i ri po shfaqet. Një numër i madh votash mbërritën me postë për shkak të frikës së qytetarëve nga koronavirusi, kështu që numërimi mund të zgjasë më shumë se një ditë dhe nëse ka kundërshtime për ligjshmërinë e këtij procesi, rezultatet zyrtare mund të zgjasin disa javë.

Pasiguria shtesë reflektohet në faktin se të katër shtetet në të cilat u ndërpre votimi, rezultati politik i republikanëve dhe demokratëve është tradicionalisht i afërt.

Ora 11:48 Zgjedhjet në SHBA , përleshje dhe tensione mes protestuesve para Shtepisë së Bardhë

Ora11:37 Rezultatet paraprake, ja si kanë votuar amerikanët në të gjitha shtetet

Ora 11:17 Trump siguron fitoren edhe në Idaho

Presidenti Donald Trump ka shënuar fitoren e tij edhe në një shtet tjetër, ai kryeson në Idaho me 63.2% ku Biden ka mundur të sigurojë vetëm 33.8%.

Ora 11:00 Biden fiton me dyfishin e votave në  Hawaii

Kandidati republikan, Joe Biden shënon fitoren e tij në Hawaii me 67.5% duke lënë mbrapa presidentin aktual, Donald Trump me 30.1%.

Ora 10:41 Akuzat e Trump për vjedhje votash, reagon stafi i Biden

Ora 10:17 Dalin rezultatet paraprake në shtetet kryesore të SHBA

Trump kryeson rezultatin në: Florida, Indiana, Alabama, Arkansas Ajouam Kansas, Kentaki, Luiziana, Misisipi, Misuri, Montana, Nebraska, Dakotë e Veriut, Ohajo, Oklahoma, Karolinë e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksas, Jutah, Virxhinia Perëndimore, Uajoming

Biden kryeson rezultatin në: Kaliforni, Kolorado, Konektikat, Delauer, Hauaji, Ilinois, Merilend, Masacusets, Minesota, New Hampshire, New Jersey, New New Mexico , New York , Oregon, Ishulli Rod, Vermont, Virxhinia, Uashington, Distrikti i Kolumbisë, Arizona dhe Maine.

Ora 09:35 Përçarje në kampin e Trump, republikanët e kritikojnë për fjalimin

Ora 09:30 Trump “rrëmben” edhe fitoren në Teksas, Biden drejt fitores së  Arizonës

Donald Trump ka fituar zyrtarisht Teksasin dhe 38 votat e tij elektorale, njofton AP.

Demokratët kishin pasur shpresa për të ndryshuar rezultatin në shtetin tradicionalisht konservator, pasi Teksasi raportoi nivele rekord të pjesëmarrjes në votime.

Sidoqoftë, presidenti e mbajti këtë shtet, i cili ishte një tjetër i domosdoshëm për të. Demokratët gjithashtu kanë humbur disa gara në Shtëpinë e Bardhë në Teksas për të cilat ata shpresonin se do t’i ndihmonin për shumicën në “dhomë”.

Sipas grafikëve, rezulton se në Teksas janë numëruar 84% të votave, Donald Trump ka fituar 52.2% të votave, kurse Biden, 46.4%.

Ora 09:16 Rezultatet deri tani në disa shtete

Në Idaho Donald Trump udhëheq me 62% dhe Joe Biden me 35%

Në Montana Donald Trump udhëheq me 55% dhe Joe Biden me 42.6%

Në Kansas Donald Trump udhëheq me 56.5% dhe Joe Biden me 32.3%

Në Arizona Joe Biden udhëheq me 52.4% dhe Donald Trump me 46.3%

Në Texas Donald Trump udhëheq me 52.2% dhe Joe Biden me 46.4%

Në Louisiana Donald Trump udhëheq me 58.5% dhe Joe Biden me 39.9%

Në New Mexico  Joe Biden udhëheq me 53.9% dhe Donald Trump me 43.9%

Ora 09:05 Mos po ndjen humbjen?! Trump: Rezultati i zgjedhjeve të shkojë në Gjykatën Supreme

Ora 08:26 Fjalimi i parë i Trump pas votimit: Po fitojmë bindshëm, përgatituni për festë, republikanët e kritikojnë

Ora 07:24 Joe Biden e kapin emocionet, para mbështetësve ngatërron mbesën me djalin e ndjerë

Ora 06:43 Trump fiton në Ajoa dhe Montana

Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana.

I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana.

05:55 Vijon numërimi i votave në SHBA, Joe Biden në epërsi

Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.

Për t’u shpallur fitues, njëri nga kandidatët duhet të sigurojë së paku 270 vota elektorale.

Kolegji Zgjedhor ka në total 538 vota të tilla.

Deri tani Joe Biden ka fituar New Yorkun, Illinois, Masachusets, Maryland, Virginia.

Deri tani Donald Trump ka ftiuar Florida, Indiana, Kentucky, Alabama, Mississippi, ndërsa është në avantazh në Texas, Ohio, Michigan e në disa shtete të tjera.

05:35 Donald Trump fiton Utah, Joe Biden fitoi në tre shtete të bregut perëndimor.

Kjo pritej pasi këto shtete zakonisht votojnë për kandidatë demokratë, ndaj dhe rezultati u shpall me kaq shpejtësi.

Ndërkohë Trump është në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet që quhen “battleground”.

05:27: Përplasje mes policisë dhe majtistëve para Shtëpisë së Bardhë

Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rendësishmë si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.

Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qendronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga republikani Donald Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.

04:42: Garë edhe për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Përveç presidentit, votuesit amerikanë kanë zgjedhur të martën edhe anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kontrolli i dy dhomave të Kongresit është vendimtar për presidentin që të shtyjë përpara agjendën e tij.

Gjatë dy vjetëve të kaluar, presidenti Donald Trump ka punuar me një Kongres të ndarë.

Demokratët kanë pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët në Senat.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili ka garuar në Kentaki, ka fituar kundrejt kandidates demokrate, Amy McGrath.

Të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen çdo dy vjet.

Mandatet në Senat janë për gjashtë vjet. Zgjedhjet mbahen çdo dy vjet, në bazë të rotacionit. Këto zgjedhje mbahen për 35 nga 100 anëtarët e Senatit.

04:17: Shtete që vendosin mbi fatin e zgjedhjeve/ Trump përmbys Texasin dhe kryeson në Florida

U duk si surpriza e këtyre zgjedhjeve, por Donald Trump rikuperon dhe merr kryesimin në shtetin e Texas, i cili ka 38 vota elektorale.

Kështu, me hapjen e kutive të tjera, Trump ka fituar avantazh ndaj Biden në shtetin që njihet historikisht si republikan.

Tani, Trump ka 50.8% të votave në Teksas, përballë 47.9% të Biden.

Reublikanët janë në avantazh në Florida, një shtet me një numër të madh zgjedhësish elektoral, plotë 29 të tillë.

03:53: Trump dhe Biden fitojnë edhe në disa shtete

Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar Luizianën, Nebraskën, Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Uajomingun, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Nju Meksikon, Nju Jorkun, Qarkun e Kolumbisë dhe Kolloradon.

Garë e forte në Florida dhe Texas, dy shtete ku Donald Trump kryeson dhe që pritet të vendosin shumë mbi fatin e përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve.

Sipas rezultateve, Biden prin me votat elektorale, 129 me 120.

03:29: Joe Biden fiton New Yorkun, Trump kryeson në Florisa, garë e fortë në Texas

Parashikimet e deritanishme tregojnë se Presidenti Donald Trump ka fituar në Indiana, Kentaki dhe Oklahoma. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana fotoi për ish-Presidentin Barack Obama. Ish-nënpresidenti Biden ka fituar në Vermont, Masaçusets, Delauer (shteti i Biden), Merilend dhe Nju Jork.

Zakonisht këto shtete votojnë për demokratët.

Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden kanë siguruar, sipas këtyre parashikimeve 26 dhe 56 vota elektorale. Nju Jorku ka 29 vota elektorale, shteti me numrin më të madh deri tani. Në Florida, një shtet fushëbetejë, përqindjet e tyre janë shumë pranë njëra-tjetrës. Nga shtetet vendimtare, Florida pritet të jetë ndër të parat që mund t’i nxjerrë rezultatet. Ky shtet ka 29 vota elektorale.

03:17: Rezultatet e votave në disa shtete, Florida drejt fundit me Trump kryesues

Rezultatet në disa shtete:

Në Indiana Donald Trump udhëheq me 59.3% dhe Joe Biden me 38.7%

Në Kentucky Donald Trump udhëheq me 60.4% dhe Joe Biden me 37.2%

Deri më tani në shtetin e Floridas janë numëruar 91% të votave

Donald Trump udhëheq me 50.7% të votave dhe Joe Biden me 48.5%

Në Texas deri më tani janë numëruar 62% e votave, Biden udhëheq më 50.8%

Në Virginia janë numëruar 30% të votave, Trump udhëheq me 58.3%

Në Ohio deri më tani janë numëruar 44% e votave, kryeson Biden me 54.5%

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 66% e votave, kryeson Biden me 53%

Në Kansas janë numëruar 33% e votave, udhëheq Biden me 53.8%

Në Vermont janë numëruar 29% e votave, kryeson Biden me 66.2%

02:43: Gara presidenciale/ 91 me 67, Joe Biden në avantazh

Teksa numërimi vijon, gara presidenciale në SHBA duket se do të jetë shumë e fortë.

Kështu, në Florida, një shtet kyç për përcaktimin e fituesit, Donald Trump është në avantazh.

Aktualisht, kur janë numëruar mbi 90% e votave, Trump udhëheq në Florida.

Ndërsa në Texas, kur janë numëruar rreth 44% të votave, udhëheq Biden.

Në rang kombëtar, Biden udhëheq me 50.9% të votave duke udhëhequr në disa shtete.

Kështu, Biden rezulton të ketë fituar momentalisht 91 vota elektorale kundrejt 67 të Trump.

Shtetet që ka fituar Biden janë: Vermont, Masachusets, Rhode Island, Conecticut, New Jersey, Delawëere, Maryland, Illinois, Virginia.

Shtetet që ka fituar Donald Trump janë: Oklahama, Misisipi, Alabama, Tenese, Kentaki, West Virginia, Karolina e Veriut, Indiana.

Numërimi i votave vijon dhe këto rezultate janë paraprake.

02:22: Surprizë në Florida, Trump kryeson përballë Biden

Në Florida mbyllet 89 % e numërimit! Trump kryeson me 50.3 % ndërsa Biden me 48.7 %.

Kujtojmë se Florida është një prej “shtet betejave” që pritet të vendosë shumë mbi fatet e presidencialeve pasi ka 29 vota elektorale.

02:16: 88 me 55, Trump fiton në 6 shtete, Biden kalon në avantazh

Donald Trump, pas Indiana dhe Kentucky, fiton edhe Alabama, Mississippi, Tennessee dhe Oklahoman.

Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden, pas Vermontit fiton Maryland, Massachusetts, Connecticut, Illinois dhe New Jersey.

Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Associated Press.

02:07: Surprizë në Ohio, Biden thyen Trump në “shtetin republikan”

Ohio është një traditë republikane, por që duket se Joe Biden po e thyen, të paktën deri tani kur janë numëruar mbi 20% të votave.

Kandidati demokrat kryeson bindshëm me rreth 58% të votave të numëruara deri tani, por është ende herët dhe asgjë nuk është mbyllur.

Traditat mund të prishen“, kështu iu përgjigj Joe Biden atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, pak pas mbylljes së qendrave të votimit.

Asnjë kandidat në histori nuk është bërë President pa fituar Ohion, që është shteti i vetëm që ka nxjerrë gjashtë presidentë.

01:24 – Donald Trump fiton edhe dy shtetet të tjera në SHBA

Ai ka fituar shtetin e Virxhinian Perëndimore me 69% dhe Karolinën e Jugut me 65.6%

Ndërsa Biden ka fituar Xhorxhian me 61.8% dhe New Hampshireme 72.2%.

01:18 – Trump fiton edhe Kentucky-n, Biden merr Vermontin

Presidenti Donald Trump, pas Indianas që ka 11 vota, fiton edhe Kentucky duke siguruar deri tani 19 nga 270 votat që i duhen për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, Joe Biden ka fituar në shtetin e Vermont që ka vetëm 3 vota.

01:00 – Trump fiton shtetin Indiana

Presidenti Donald Trump shënon fitoren e parë në një shtet, duke fituar Indianan me 64%.

Ndërkohë ai kryeson edhe në Kentucky me 50.4%.

00:50 – Dalin rezultatet e paraprake për dy shtete

Dalin rezultatet paraprake në Kentucky dhe pjesë të Indianas në zgjedhjet e SHBA-ve.

Sipas të dhënave të publikuara nga CNN në Kentucky Biden kryeson me 49.4% dhe Trump ndjek me 49%. Ndërsa në Indiana, Trump kryeson me 63% dhe Biden ndjek me 35%.

00:35 – Trump falenderon amerikanët: Dukemi vërtetë shumë mirë në të gjithë vendin

Teksa votimet vazhdojnë ende, presidenti Donald Trump ka bërë një reagim në Twitter pak minuta më parë.

Sipas republikanit, në të gjithë vendin rezultatet flasin në favorin e tij.

“Dukemi vërtetë shumë mirë në të gjithë vendin. Faleminderi”, shkruan Trump.

00:12 – Exit Pollet e para favorizojnë Trump, Florida dhe Texas pjesëmarrje më të lartë se në 2016

Exit Pollet e para kanë filluar të shfaqen ndërsa amerikanët bëjnë zgjedhjen përfundimtare se kush do të jetë presidenti i tyre për katër vitet e ardhshme: Donald Trump ose Joe Biden.

Gati 100 milionë amerikanë kanë hedhur votat e tyre para ditës së zgjedhjeve dhe sipas sondazheve, Joe Biden kryesonte me 6%. Por nga ata që votuan sot, 69% zgjodhën Presidentin Trump.

Ndërkohë, disa shtete të tilla si Florida dhe Texas kanë parë një numër pjesëmarrjeje në votime më të lartë se zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

00:03 – Ivanka Trump apel amerikanëve: Qëndroni në rradhë, mos u largoni. Kemi nevojë për ju

Nuk mund të qëndronte larg emocioneve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA as vajza e Donald Trump, Ivanka Trump.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo fton qytetarët amerikanë të vazhdojnë të dalin në votime, ndërsa ata që janë duke pritur rradhën për të hedhur votën në kutinë e votimit, të mos dorëzohen.

“Qëndroni në rradhë. Mos u largoni. Ne kemi nevojë për ju”, shkruan në një postim të sajin në Facebook vajza e presidentit Trump, Ivanka Trump.

23:45 – Trump apo Biden? Tre skenarët e zgjedhjeve në SHBA

Kandidati demokrat Joe Biden mund të ketë një epërsi të dukshme në sondazhe ndaj atij republikan Donald Trump, por kjo nuk I garanton marrjen e “Shtëpisë së Bardhë” për katër vitet e ardhshme.

Në zgjedhjet e 2016-ës, edhe Hillary Cliton pati epërsi ndaj Trump, por në fund fitorja I buzëqeshi presidentit aktual.

Sipas “Newsweek”, shanset e Donald Trump për të fituar janë përmirësuar dukshëm sipas zyrave të basteve që kanë kuotuar zgjedhjet në SHBA.

Ato i japin Trumpit 40% shans për të fituar sipas zëdhënësit të kompanisë BEtfair.

Ekzistojnë tre skenarë të mundshëm për një ditë pas zgjedhjeve, sipas analistëve politikë të BBC.

1. Biden fiton

Nëse realizohet ky skenar, atëhere sondazhet do të tregojnë të vërtetën, ndryshe nga viti 2016.

Biden ka një epërsi të madhe në shkallë kombëtare dhe disi më të vogël në shtete si Florida, Arizona apo Karolina e Veriut.

2-Trump fiton

Ashtu si edhe në vitin 2016, sondazhet dhe parashikimet do të dështojnë duke bërë që Trump të rinovojë mandatin.

Çelësi i suksesit të tij përcaktohet në dy shtete kryesore: Pensilvania dhe Florida.

3. Joe Biden fiton thellë

Skenari i tretë lidhet me një triumf të thellë të Joe Biden. Wshtë diçka e ngjashme me atë që ndodhi në vitin 1980 më fitoren e Reagan ndaj Jimmy Carter.

23:31: Cilat janë “shtetet fushëbeteja” që vendosin fatin e zgjedhjeve në SHBA

Fati i presidentit të ri të SHBA,do të përcaktohet nga të ashtuquajturat “shtetet fushëbeteja”.

Ndryshe nga shumica e shteteve, të cilat mbështesin hapur njërën ose tjetrën pale, ato nuk kanë një orientim të hapur dhe janë të mjaftueshme për ti dhënë shumicën e nevojshme në Kolegjin elektoral presidentit të arrdhshëm.

Prandaj, kandidatët përqendrojnë kohën dhe përpjekjet e tyre në shtete të moderuara politikisht që mund të lëkunden për një kandidat ose tjetrin, dhe kështu ka të ngjarë t’i vendosin ata mbi 270 vota elektorale për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.

Fushëbetejë konsiderohen shtetet e Florida, Pensilvania, Michigan, wisconsin, Carolina e Veriut dhe Arizona.

Por më i rëndësishmi duket se është Pensilvania, e cila siguron 20 vota elektorale dhe mund të japë një tregues të hershëm nëse shtetet e tjera të Rripit të Rustit do të lëkunden për Trump ose për Biden.

Nëse Trump nuk merr Pensilvaninë, duke shtuar këtu Michigan ose Wisconsin, kjo do ta vinte në dyshim mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

23:17: Edhe pak orë nga mbyllja e qëndrave të votimit

Kanë mbetur edhe pak orë nga mbyllja e qendrave të votimit në Shtetet e Bashkuara, ku miliona amerikanë po zgjedhin presidentin e ardhshëm.

SHBA zgjedh presidentin. Fituesi duhet të sigurojë 270 vota elektorale. Vëmendja është tek shefi i ri i Shtëpisë së Bardhë por sot votohet edhe për 1/3-ën e Senatit dhe për 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve.

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kundërshtari politik, Joe Biden, presin verdiktin popullor se cili prej tyre duhet të udhëheqë vendin për katër vitet e ardhshme.

Mbi 100 milionë amerikanë, ose mbi 75% e numrit të përgjithshëm të atyre që votuan në vitin 2016, morën pjesë në votimet e hershme, ose përmes postës, ose fizikisht, deri të martën në mëngjes. Amerikanët e tjerë do i drejtohen kutive deri në orën 3 të ditës së mërkurë me oren shqiptare.

22:07 Biden, 4 pikë përpara Trump

I nominuari demokrat për president Joe Biden deri tani ka fituar po aq vota sa Hillary Clinton në orët  para mbylljes së votimeve.

Biden është duke  luftuar për postin më të lartë në SHBA kundër Presidentit aktual, Donald Trump

Sipas sondazheve të fundit, Biden aktualisht është përpara z. Trump me katër pikë shkruan Indipedent.

Pavarësisht nga kufizimet e koronavirusit në të gjithë Amerikën, votuesit amerikanë janë siguruar që të shkojnë për të votuar.

Sipas faqes jopartiake të projektit Zgjedhjet e SHBA, deri të hënën në mbrëmje, një ditë para zgjedhjeve, 35.7 milion njerëz kishin votuar personalisht dhe 63.9 milion kishin hedhur vota me postë, duke dhënë një total prej 99.7 milion  tre të katërtat e numrit të përgjithshëm të votave për vitin 2016

Sipas sondazheve në vitin 2016 Hillary Clinton mori 65.8 milion vota në total, ndërsa Biden deri tani ka marrë 64.7 milion vota.

20:10 Covid-19 komplikon procesin e numërimit

Këtë vit numërimi i fletë-votimeve do të kërkojë kohë për shkak të pandemisë dhe numrit të madh të votave të dërguara me postë.

Pasi të përfundojë numërimi në të 50 shtetet, çdo guvernator harton listën e “elektorëve” (anëtarëve të Kolegjit Elektoral për shtetin e vet). Kopja e listës i dërgohet drejtorit të Arkivave Kombëtare. Anëtarët e Kolegjit Elektoral të çdo shteti, mblidhen në kryeqytetin e shtetit të tyre, për të votuar për presidentin. Kjo ndodh në dhjetor, të hënën, menjëherë pas të mërkurës së dytë të muajit. Këtë vit data është 14 dhjetor , shkruan VOA.

20:00 Kush e shpall fituesin e zgjedhjeve?

Shumë besojnë se fituesi i zgjedhjeve në ShBA përcaktohet kur shtypi shpall emrin dhe kur kandidati tjetër shpall humbjen. Por realiteti është ndryshe.

Shpallja zyrtare e fituesit është një proces disa mujor që nuk përfundon deri në janar.

Ditën e votimit, zgjidhen anëtarët e Kolegjit Elektoral, në dhjetor ata takohen dhe votojnë për presidentin dhe në janar, Kongresi certifikon rezultatin. Kjo ësht një formulë kompromisi e themeluesve të republikës, të cilët në atë kohë, nuk kishin besim tek votuesit për të zgjedhur një president të përshtatshëm, shkruan VOA.

 

Ora 21:33 Me taka dhe plot stil Zonja e Parë shkon drejt kutisë së votimit

Ora 21:05 Carrabregu: Nëse rezultati është i ngushtë duhen javë dhe muaj për të mësuar fituesin, Biden më miqësor ndaj shqiptarëve

Ora 21:00 Trump nuk e mendon humbjen: Nuk është kurrë e lehtë, të paktën jo për mua

Ora 20:25 Trump i emocionuar: Mos më bëni të qaj

Ora 20:02 Beyonce e thotë troç se për kë e hodhi votën

Ora 19:30 Trump-Biden, beteja finale, Covid-19 komplikon procesin e numërimit

Ora 19:16 “Nga këtu në Shtëpinë e Bardhë”, Biden nënshkruan në murin e shtëpisë së fëmijërisë së tij

Ora 18:02 Çfarë ndodh nëse Trump humb dhe refuzon të lërë Shtëpinë e Bardhë?

Ora 17: 20 “Më tha Zoti fiton Trump”, predikuesi amerikan parashikon edhe fundin e botës

Ora 17:05 Trump apo Biden, përgjigjja epike e Mark Crawford: Doni lavdërime apo lekë?

Ora 16: 20 Radhë të gjata para qendrave të votimit në Arizonë

Ora 15: 21 Trump jep intervistën e parë, i sigurt për fitoren: Po shkojmë shumë mirë

Ora 15:00 Pak orë nga dalja e rezultatit, Biden kryen ritualin e rëndësishëm për të

Kolegji numëron 538 anëtarë dhe çdo kandidat për president duhet të fitojë shumicën absolute prej të paktën 270 votave për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

Qendrat e votimit janë hapur në pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara. Në atë që historikisht është qendra e parë e votimit që hapet pas mesnate në ShBA, zoti Biden rezulton se ka fituar të pesë votat në qytetin e vogël Dixville Notch, në Nju Hepshër, ndërsa zotit Trump ka fituar 16 me 5 në qytetin tjetër Millsfield po të Nju Hepshërit.

Demokratët e ish-zv.presidentit Biden parashikohet të fitojnë votën plebishitare dhe të rimarrin kontrollin e plotë të Kongresit, si Senatin, edhe Dhomën e Përfaqësuesve.

LEXO edhe: Vizioni i demokratit Joe Biden, agjenda e tij do ti kushtojë vendit 1 trilion më shumë sesa programi i Trump

Vizioni i Presidentit Donald Trump për Amerikën: Luftë ndaj “llumit” të politikës dhe korrupsionit

Por fituesi i këtyre zgjedhjeve mund të shpallet jo më brenda ditës për shkak se dhjetëra milionë fletëvotime të dërguara me postë nuk janë administruar ende nga autoritetet.

Këtë fakt presidenti 74-vjeçar, Trump, e kritikoi prej muajsh si strategji për manipulimin e rezultatit në shtetet që qeverisen nga opozita demokrate.

Lexo dhe: Gjykata në Teksas hedh poshtë ankesën e Trumpit, do të numërohen 125 mijë votat që mendohet se sjellin fitoren e Bidenit

Kreu i shtetit u tha të hënën simpatizantëve të tij në Miçigan se ai do i surprizojë të gjithë me një fitore edhe më të thellë sesa ajo ndaj Hilari Clintonit në vitin 2016.

Trump tha se vendin e pret një e ardhme e ndritur në aspektin ekonomik nëse ai rizgjidhet ndërsa për rivalin demokrat tha se nuk e ka më kapacitetin intelektual e as fizik për ta drejtuar një vend.

Lexo dhe: Zgjedhjet presidenciale në SHBA, policia në aksion

77-vjeçari Biden, ndërkohë, i shmangu sulmet personale duke i përqendruar akuzat te situata e rëndë me pandeminë që po u kushton jetën mbi 1 mijë amerikanëve çdo ditë.

Politikani i karrierës për 5 dekada tha gjatë një tubimi në shtetin e Pensilvanisë se këto zgjedhje janë betejë për thelbin e Amerikës dhe ai do luftojë kundër kaosit social, përçarjes dhe urrejtjes që sipas tij ka kultivuar presidenti Trump.

Lexo dhe: Një udhëzues i thjeshtë për të kuptuar si funksionojnë zgjedhjet në SHBA

Sondazhet e opinionit publik e nxjerrin Biden përpara Trump në nivel kombëtar me së paku 8 për qind avantazh, por demokrati e ngushton epërsinë në disa shtete që potencialisht i japin kreut aktual të shtetit votat e nevojshme për të fituar Kolegjin Zgjedhor, i cili edhe përcakton fituesin.

Lexo dhe: Ja ku do e presin Trump dhe Biden rezultatin

Kolegji numëron 538 anëtarë dhe çdo kandidat për president duhet të fitojë shumicën absolute prej të paktën 270 votave për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu