Prekëse, Songyl përballet me babain e saj, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Banu vendos të largohet. Kader i lutet të mos e braktistë foshnjën. Neriman arrin ta bindë Banun të mos e braktisë të bijën. Xhemre e tërheq denoncimin ndaj Defnesë për të shpëtuar Feriden. Kemal tani është i frikësuar se do t’i ndodhë diçka pas kërcënimeve të Nazanit. Babai i Songylit shkon në jetimore për ta takuar por nuk e gjen aty.

Songyl nuk dëshiron ta takojë të atin dhe pret që ai të largohet. Xhemre e gënjen Songylin duke i thënë se babai i saj është larguar në mënyrë që ata të përballen. Songyl shkon në jetimore dhe përballet me të atin. Ajo nuk pranon ta takojë babain e saj.

Songyl mes lotësh tregon vuajtjet që ka kaluar dhe nuk e fal dot që e ka braktisur. Kemal i cili sheh të gjithë ngjarjen vendos të përfitojë nga situata. Defne rikthehet në shtëpi./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu