Prangosen për korrupsion/ Pezullohen nga detyra prokurorët Karriqi dhe Sota

0

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur online dhe ka vendosur pezullimin nga detyra të dy prokurorëve të arrestuar së fundmi për korrupsion, Edmond Karriqi dhe Maksim Sota.

Me 10 vota pro (në mungesë të anëtares Esmeralda Keshi), KLP pezulloi këtë të Hënë nga detyra prokurorët Karriqi dhe Sota për shkak të masës së sigurisë personale respektivisht  “arrest me burg” dhe “arrest në shtëpi” vendosur nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pezullimi zgjat deri në rënien e shkakut për të cilin është vendosur, sikundër kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën Administrative të Apelit, sqaruan burime zyrtare pranë KLP.

Sipas akuzës,Karriqi dyshohet se ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim.

Kurse Sota i vënë në pranga në kuadër të operacionit “Shpirti”, akuzohet se ndihmonte drejtuesin e një grupi kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu