Në historinë e saj, Shqipëria është e mpleksur dhe përballur me interesat dhe konjukturat e fuqive dhe vëndeve të tjera të rajonit.
Këto interesa dhe konjuktura nuk u mplakën kurrë! Përkundrazi. Ndërrojnë ngjyrat por qëllimin jo. Dukën sikur shuhen nganjëherë, por rizgjohën e ringjallën sipas momenteve gjeopolitike dhe në vartësi të politikës së tyre dhe qëllimit që kanë për influencë apo asimilim të vëndin më strategjik e me pasuri që ia ka dhuruar Zoti për shqiptarët.
Po vjen viti 2023 dhe shqiptarët ende nuk e dijnë ku janë:
Në Europë, Turqi, me Rusinë, Kinën, a ç’ka?
Përgjigjen e saktë nuk e gjejmë dot!
Ne si shqiptarë aspirojmë të integrohemi në BE, pra të jemi pjesë integrale e Europës.
Por politika, ndryshe nga dëshira dhe lutjet e shqiptarëve për një Shqipëri si gjithë Europa, ka penguar, është gjetur pengesë. Politikanët e zgjedhur që kanë qeverisur vëndin në këto 32 vite me autoritarizmit e tyre, me pa aftësinë e tyre, me premtime e mashtrime, me vjedhje e korrupsion, me vjedhje e tjetersime pronash, me dhurata konçesionesh për të huajt, me luftën e ashpër politike, e kanë kryqëzuar orientimin e duhur të vëndit.
Asgjë prioritare e përcaktuar qartë e më konsensus për orientimin pro perëndimor të Shqipërisë. Edhe kur bëhet ndonjë deklaratë apo rezolutë, shfaqemi të përçarë në politikë dhe qëndrime, edhe pse vitët e fundit na ka marrë për dore Amerika dhe Europa.
Një referendum mbarë kombëtar do ta shpallte popullin tonë më pro- amerikanin dhe më pro-europianin. Këtë e dijnë politikanët tanë, megjithkëtë vazhdojnë qartë me infiltrimet në politikat për nga Turqia, Serbia, Greqia e Rusia.
Historia e shtetit shqiptarë na ka mësuar se konjukturat pas luftës dytë botërore e dërguan Shqipërinë drejtë Rusisë komuniste.
Për disa vite, Rusia shihej si shpresa e vetme për zhvillim ekonomik dhe siguri.
Më pas, po për konjuktura , Shqipëria iu drejtua Kinës së largët komuniste, duke iu larguar më tepër Amerikës dhe Europës e ndihmave të tyre. 50 vite izolim total, është shëmbull i pa preçedent në Europë. Dhe dihet rezultati. Shqipëria, mbeti vëndi më i prapambetur i Europës.
Në këto tre dekadat e fundit, është Turqia që intensifikoi qartë interesin e vjetër për ndikim mbi Shqipërinë.
E filloi me turqizmin e Kosovës, të pjesës së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, por edhe me Shqipërinë. Objektivi është i qartë i Erdoganit dhe politikës Turke. Këtij objektivi ju shërbejnë, madje hapur, historianë të ndryshëm, imamët dhe politikanë me influencë në vëndin tonë, të gjithë të shitur e të blerë.
Për arësye gjeo-strategjike të vëndit tonë, për arësye gjeo-politike, interesi i fuqive të botës vazhdon ende.
Turqia, deri më sot, është në vëndin e parë. Ajo ka shtrirë influencat e saj politike në kufijtë e vjetër të ish Perandorisë Otomane. Në unitet me Rusinë, ajo kërkon ta largojë rajonin tonë nga Europa dhe Amerika dhe ta përdorin atë për qëllimet dhe objektivat e tyre.
Veç propagandës për qëllimet e saj, Turqia ka financuar rreth 3 miliard euro në ekonominë shqiptare, pa përfshirë qindra milion euro në objektet e kultit, në xhamia.
Telekomi, BKT, konçesionet e bakrit shumë fabrika, uzinën e çelikut, hidrocentrale, koncesione të kromit etj, janë disa objekte me rëndësi strategjike për vëndin që kontrollohen nga Turqia.
Si duket, Shqipëria e quajtur deri më sot Korea e Veriut e Europës, do të vetë pagëzohet shpejt si Porta e dytë e Stambollit!
A do të lejohet të ndodhë kjo dhe të ndahet përfundimisht Shqipëria nga Europa?!
Sigurisht që jo!
Shqiptarët e dijnë mirë tutelën mbi 500 vjeçare nën errësirë të Turqisë, kur ne ishim pa Zot, pa ndihmë nga askush. Këtë nuk bën ta harrojmë!
Drejtimi ynë duhet të shkojë për nga euroatllantizmi, për të fituar shekujt e humbur. Dhe për këtë po punon e po na ndihmon Amerika dhe Europa.
Ne, duhet të ndihmojmë në radhë të parë vetën, duke i shkulur zgupthi politikanët e shitur e të korruptuar, këtë klasë të vjetër politike plot dogma!