Policia shqiptare nuk arreston milionerët pa rroga, por një dele në kufirin grek

0

Rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar po e përfaqëson denjësisht policia kufitare e vendit.

Kështu ditën e sotme është zvhilluar një operacion tejet i suksesshëm i Policisë së Shtetit në pikën kufotare të Pustecit ku në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një dele kontrabandë.

Si rezultat i operacionit policor me rezultate të dukshme në luftën ndaj kontrabandës, delja nuk ka mundur të kalojë kufirin dhe ka dalë në lajme si objekt trofeu i Policisë së Shtetit.

Për pasojë ka nisur procedimi penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për 58-vjeçarin me iniciale D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë filluan procedimin penal për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, për shtetasin D. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë, pasi në fshatin Lajthizë, Pustec, ky shtetas u kap nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Pustec, duke transportuar me mjetin kamionçinë “Benz”, një kokë gjedh, të pa matrikulluar dhe pa dokumentacionin përkatës të dyshuar si kontrabandë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu