Policia nis aksion anti-kanabis në Vlorë, asgjësohen bimë kanabisi e ndalohen kultivuesit

0

VLORË-

Pas denoncimeve te Qytetyrit Digjital, një aksion blic anti-kanabis është zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se ka marrë pjesë njësia operacionale e Tiranës në bashkëpunim me atë të Vlorës dhe ka patur mjaft pune ne asgjesimin e bimëve, tashmë gati për t’u vjelur.

Bëhet me dije se ka disa persona të ndaluar të cilët dyhsohet se merreshin me kultivim të lëndëve narkotike. Burime bëjnë me dije identitetin e një prej personave të ndaluar, i cili është identifikuar me inicialet F.LL

Sakaq janë asgjësuar disa bimë narkotike, ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera. Gjatë ditës së sotme pritet që ky operacion të bëhet publik nga Policia e Vlorës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu