Policia kroate bllokon makinën me marijuanë

0

Ditën e sotme, më 27/11/2019, në orën 18:00, policia kroate ka bllokuar një sasi të konsiderueshme hashashi dhe 18 000 euro. Aksioni policor u krye në një makinë tip skoda ngjyrë të bardhë, me targa të Malit të Zi që po udhëtonte nga Zadari për në Rijekë.

Në makinë u gjetën 15 kilogram marijuanë të ndara në 30 pako. Burime të rezervuara nga policia bëjnë me dije për gazetën tonë se përveç drogës dhe disa sendeve personale, janë sekuestruar edhe 18 000 euro.

Aksioni i policisë kroate ishte i befasishëm dhe personat që posedonin marijuanën nuk kishin asnjë mundësi të braktisnin automjetin, siç edhe ka ndodhur në ndonjë rast. Policia, për arsye të hetimit, pranon të japë vetëm  inicialet e personave të ndaluar. Ata janë S. N. dhe F. K. dhe në këto momente po merren në pyetje për të zbuluar më tepër rreth origjinës së hashashit dhe grupit.

BalkansNews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu