Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me megaoperacionin e Policisë së Shtetit të shtrirë në shkallë kombëtare, kundër trafikimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Aktualisht, sipas inflamacioneve, janë lëshuar mbi 200 urdhër arresti për persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Gazetari i Abc News, Ervin Leka, raporton se Tirana ka qenë epiqendra e operacionit me numrin më të madh të të arrestuarve. Sakaq, në këtë operacion janë goditur disa grupe të shpërndarjes së drogës.
Prej disa muajsh ata po mbaheshin nën vëzhgim dhe janë dokumentuar me prova ligjore përfshirja e të arrestuarave në trafikimin e drogës.