“Policia e Shtetit plot kriminelë” Arjan Tase vrau një fëmijë 7-vjeç Policia fshin komentet e qytetarëve në Facebook

0

Po ti numërojmë vra’sjet që kan mdodhur kohët e fundit, del që mbi 60% jan kryer nga punonjës të policisë së Shtetit të cilët paguhen nga taksat tona pikërisht për të bër të kundërtën!

Politizimi i policisë ka sjell dhe degradikin e saj, ku lloj lloj çobani bëhet polic e shef vetëm pse është simpatizanti partisë ose i afërm i ministrave e deputetve (të cilët në shumicën dërrmuse janë halabak të futur rishtazi në politikë).

Arjan Tase, shefi i Seksioni të Policimit në Komunitet në Elbasan ka përplasjr për vde’kje një fëmijë 7-vjeç në plazhin e Potamit ditën e sotme. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur mbarë vendin pasi ndodh në kulmin e sezonit turistik por edhe pas paralajmërimeve të shumta për rrezikun që moto-mjetet e ujit kanë në vendin tonë.

Fill pas ngjarjes së rëndë, Policia e Shtetit me në krye Gledis Nanon përjashtuan nga detyra Tasen si një mënyrë reagimi nga tragjedisë që ai shkaktoi. Shumë qytetarë kanë reaguar të indinjuar ndaj këtij vendimi të policisë dhe këtë e kanë shprehur me komente kudo në rrjetet sociale.

Faqja zyrtare e Policisë së Shtetit në Facebook duket e bezdisur nga këto komente pasi i ka fshirë pothuajse të gjitha. Në postimin ku lajmërohet përjashtimi i Tases nga radhët e policisë numërohen 120 komente, por kur hap seksionin e komenteve shfaqen vetëm disa prej tyre.

Mesa duket Policia e cila duhet të kishte marrë masa më parë, nuk po i përballon dot komentet dhe indinjatën e madhe që qytetarët kanë ndaj kësaj ngjarje pasi kanë vendosur t’i fshehin dhe fshinë komentet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu