Polic te dera”/ Nëse gjykata arreston Berishën, ja klauzola që mund t’i ndalojë….

0

Avokati Kujtim Cakrani ka zbuluar detaje mbi vendimin që mund të marrë gjykata sot, lidhur me kërkesën e SPAK për masën e arrestit për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Cakrani tha se nëse gjykata do të vendosë masën e “arrestit të shtëpisë” për Berishën, ka të drejtë të lërë edhe disa klauzola. Sipas tij, klauzolat mund të jenë që të vendosë ose jo një polic pranë shtëpisë së Berishës, t’i lejojë hyrjen në rrjetet sociale ose jo, t’i lejojë komunikimin me persona të tjerë ose jo, etj.

Nëse do të vendosë për ‘arrest në shtëpi’, ka të drejtë të lërë edhe disa klauzola. Mund të lërë një polic te dera e shtëpisë. Edhe do të thotë nuk ka të drejtë të komunikojë në telefon, nuk ka të drejtë të hyjë në rrjetet sociale, nuk ka të drejtë të komunikojë me persona të tjerë që hyjnë në banesë. Ajo mund të vendosë vetë arrest në shtëpi, pa detyruar shërbimet e Policisë që të qëndrojnë aty. Pra mund të bëjë një jetë normale”, tha Cakrani për ‘Euronews Albania’…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu