Sot është “Super e Marta” në SHBA, dita më e madhe e fushatës së këtij viti për nominimet presidenciale të demokratëve dhe republikanëve, në 15 bshtete amerikane.
Zgjedhjet e brendshme partiake do të zhvillohen nga Alaska dhe Kalifornia në Virxhinia dhe Vermont dhe ato janë një moment kyç për presidentin aktual të SHBA-së Joe Biden dhe paraardhësin e tij Donald Trump, të cilët janë kandidatët kryesorë për nominimet presidenciale demokrate dhe republikane.
Më shumë se një e treta e numrit të përgjithshëm të delegatëve zgjidhet në zgjedhjet e “Super të Martës”, dhe kandidati republikan mund të fitojë 854 nga 2429 delegatë, ndërsa demokratët mund të fitojnë 1420, që është gjithashtu më shumë se një e treta e delegatëve.
Në favor të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Gjykata e Lartë federale e SHBA-së rrëzoi vendimin e një Gjykata e Kolorados, se ish presidenti nuk kishte të drejtë të kandidonte përsëri për president në atë shtet për shkak të kaosit në Capitol Hill.
Sipas arsyetimit të vendimit, theksohet se pushteti federal, domethënë Kongresi dhe jo shtetet, ka juridiksionin për të përcaktuar zbatimin e dispozitës së amendamentit të 14-të, i cili, sipas asaj që kishte vendosur Gjykata e Kolorados, që ndalonte këdo që është pjesë e një rebelimi, për të ushtruar funksione publike.
“Super e Marta”, është një nga fazat më kritike të zgjedhjeve paraprake si për republikanët ashtu edhe për demokratët në 15 shtete amerikane, ku tradicionalisht regjistrohet dinamika reale e të gjithë kandidatëve nga njëra anë dhe konkluzionet e para nxirren për çdo lëvizje, veçanërisht të votuesve “neutralë”.
Por vendimi i Gjykatës së Lartë, megjithatë, nuk mund të përjashtohet të shtojë edhe më shumë hendekun mes presidentit aktual, Joe Biden dhe Donald Trump, kur ky i fundit kryeson me një përqindje prej 48% ndaj presidentit aktual, i cili ka një përqindje prej 43%, në sondazhin e fundit të Neë York Times/Sienna College.
Me sa duket i lehtësuar, Donald Trump e komentoi vendimin përmes një postimi në platformën e tij personale, “Truth Social”, duke folur për një fitore të madhe për Amerikën.
“Asgjë në Kushtetutë nuk u jep shteteve asnjë autoritet për të zbatuar nenin 3 kundër zyrtarëve federalë dhe kandidatëve,” thanë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë në vendimin e tyre.
Për demokratët, zgjedhjet e brendshme partiake nuk paraqesin asnjë surprizë, pasi presidenti në largim Joe Biden do të jetë padyshim sërish kandidati i partisë në zgjedhjet presidenciale.
Dhjetëra miliona amerikanë pritet të zgjedhin kandidatin e tyre, nga Maine në verilindje të Shteteve të Bashkuara, në Kaliforni në skajin tjetër të vendit, përmes Teksasit dhe në Samoa.
Alabama, Arkansas, Kolorado, Masaçusets, Minesota, Karolina e Veriut, Oklahoma, Tenesi, Utah, Vermont dhe Virginia votojnë gjithashtu nesër.
Votimi në kaq shumë shtete të SHBA-së në të njëjtën kohë është një mundësi për kandidatët që të dëshmojnë se nuk munden të mobilizojnë votues të profileve të ndryshme.
Biden nuk ka një kundërshtar serioz në zgjedhjet e brendshme partiake, gjë që është e zakonshme për presidentin në largim që kërkon një mandat të dytë.
Më i pazakontë është fakti se Trump, si një ish-president që kërkon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, ka fituar të gjitha sondazhet partiake përveç njërit deri më tani.