Po tani që Berisha u bashkua me Ramën?!

0
Shkruan Zef Ndreka
BE dhe SHBA-të, e njohën normalitetin e funksionimit të Parlamentit Shqiptarë, me dy grupime kryesore.
Atë të PS-së dhe të grupit të Rithemelimit të bashkuar së fundi më 48 deputetë.
Marrëveshja Bardhi-Çuçi, vulosi më në fund garancitë e mbarevajtjes së Parlamentit sipas rregullave dhe lojës politike të partive kryesore që e përbëjnë atë.
Tashmë, grupimet e tjera parlamentare si i PD-së zyrtare të Bashës, i Partisë së Lirisë të Metajt, i PDIU-së, janë pothuaj in egzistente dhe vetëm presin të mbarojnë mandatit.
PD-ja zyrtare, po thahet, dhe misionin që mori përsipër për tu përdorur në luftën përçarëse të demokratëve, Basha e mbaroi. Tani edhe vula do ndërroje adresë.
Po tani, me çfarë alibishë do i mbajë “ndezur” mbështetësit e tij?!
Basha ka marrë fund.
Loja e tij një përdorimshe kinse me mbështetje nga aleatët, mbaroi.
Demokratët, kanë vetëm një rrugë:
Bashkimin për të arritur pushtetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu