Pluralizmi në rrezik…

0
Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Shqipëria është e zhytur në paligjshmëri, dhunë e korrupsion ku ‘shteti I së drejtës’ ka kohë që ka rënë!
Sot një ngjarje e pa precedent që na kthen pas në kohë dhe në memorie, në vitet më të egra që Shqipëria ka kaluar. Mazhoranca, ‘filize’ e komunizmit, sot u soll si e shkuara e saj! Shqipëria po kthehet gradualisht në komunizëm, në atë sistem që bota perëndimore ka vite e shekuj që është ndarë.
Opozitës i pengohet pjesëmarrja në parlament! Garda e republikës përdoret si mburojë e shtypjes së lirisë, duke u vënë nën urdhërat e ” Liderit Suprem” dhe ‘pupacit’ të Tij, kryekuvendores Nikolla të cilët në shkelje të të gjitha ligjeve të vëndit, bllokojnë të zgjedhurit e popullit opozitar të ushtrojnë detyrën e tyre për të cilën janë zgjedhur.
Kjo nuk është demokraci, ky është fundi I asaj që është paralajmëruar me kohë…Demokracia në Shqipëri po vdes, fatkeqësisht me bekimin e të gjithëve Ne që kemi vendosur të jetojmë në këtë vënd.
Ndërsa çdo ditë zbulohen skandalet e mazhorancës e veshur me krim e korrupsion, ajo vazhdon të jetë krenare për çdo paligjshmëri që bën dhe të udhëheqë në mënyrën më makabre të mundshme të një populli që lirinë e kërkoi me revoltë dhe e lau me gjak përgjatë shekujsh histori pushtimesh…
Sot jemi në një pushtim të ri…Në një regjim që e kemi njohur kohë më parë. Udhëhiqemi nga një njeri që korrupsionin e krimin e ka ligjëruar ndërsa opozitën e ka ç’ligjëruar. Një neo diktator që ka blerë gjithçka e çdokënd, që shpërfill çdo ligj në Kushtetutë, që opozitën e injoron dhe popullin e skllavëron.
E ndërsa e gjitha kjo ndodh, faktori ndërkombëtar duket se është në gjumë të thellë, nuk e sheh dhunën që i bëhet opozitës dhe popullit shqiptar. 33 vite më parë nga Shkodra nisi era e lirisë pikërisht nga i njëjti vend ku ‘kasapët’ e komunizmit pushkatuan Llesh Marashin e Prekë Calin, ndërsa sot me po të njejtën metodë por pa pushkë po pushkatojnë opozitën!
Kjo nuk i mjafton përfaqësuesve të vëndeve Euro-Atlantike, aleatëve të Shqipërisë, që të reagojnë ndaj kësaj shtypje të dhunshme të përfaqësuesve të një populli të lirë.
Sot pamjet ishin shokuese, parlamenti që duhej të ishte në shërbim dhe pronësi të popullit, u privatizua nga një njeri dhe klani i tij sundues ndërkohë s’ka asnjë reagim nga aleatët ndërkombëtarë.
Sot duhet të marrim vetë në dorë fatin e Shqipërisë, nesër do të jetë vonë.
Shqipëria nuk mund të kthehet pas, Ne duhet t’a ndihmojmë Atë të ecë përpara, t’i dalim Zot lirisë e demokracisë siç të rinjtë e 33 viteve më parë vepruan ndaj regjimit të diktatorit Hoxha.
Protesta dhe kryengritja ndaj këtij sistemi që pasuron veten, varfëron popullin e shpopullon vëndin është rruga e lirisë.
Sot është koha për një kryengritje të re dhe largimin e Edi Ramës dhe kriminalitetit të Tij!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu