Plagoset një polic në Fier, shtrohet në spital

0

Një punonjës policie është qëlluar dhe plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Një ngjarje ende e pasqaruar ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Fierit. Një efektiv policie është paraqitur i plagosur në spitalin e këtij qyteti dhe është vetëdeklaruar si i plagosur në rrethana pakujdesie. Polici i plagosur është Klodian Lamaj .

Sot rreth orës 21:20, në spitalin e Fierit, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë K. L., 39 vjeç, banues në Fier, (punonjës i Komisariatit të Policisë Peqin), i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Punonjësi i policisë paraprakisht ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht.

Grupi hetimor në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu