Pjerin Kolnikaj, skulptori që e bën materien të “flasë dhe të heshtë”!?

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Skulptori, artisti Pjerin Kolnikaj ka mbarur liceun artistik “Jordan Misja”, kështu edhe për shkak të moshës edhe të studimeve të mija për muzikë në Shkollën artistike “Prenkë Jakova”, nuk kemi qenë bashkëstudentë as në Akademinë e arteve në Tiranë. Me Kolnikën kemi qenë kolegë, kur filloi punën si pedagog në Shkollën artistike “Prenkë Jakova” Shkodër.

Gjatë punës si pedagog i skulpturës në Shkodër, Pjerini ka punuar me pasion dhe profesionalizëm, deri sa filloi punën në Akademinë e Arteve në Tiranë, ku vazhdon edhe sot. Me një dashuri të vecantë për ti dhënë formë dhe përmbajtje “materials”, Prof. Kolnikaj gjithmonë serioz, i butë por edhe me një “humor dashamirës”, prezantoi në qytetin e Shkodrës, intelektualin, artistin që krijoi dhe mësoi artistët e rinj me shumë profesionalizëm. Kolnikaj ka qenë mik dhe koleg edhe me Prof. Dasnish Jukniun. Gjithmonë Prof. Pjerini diskutonte me urtësi për tema të artit dhe të qytetit dhe duart e tija gjatë punës ishin “me allci” kur krijonte dhe mësonte artistët e rinj dhe me kostumet e vacanta qe veshin skulptorët. Skulptura arti i bërjes së formave dy ose tre-dimensionale përfaqësuese ose abstrakte, veçanërisht me gdhendje guri ose druri ose duke hedhur metal ose allci. Pjerin Kolnikaj është skulptori, që e bën drurin, hekurin, qeramikën, aluminin dhe bronzin të “flasin dhe të heshtin”.

Me të vërtetë Kolnika i bën punët e tija të flasin, me mesazhet e koduara të tij dhe me gjuhën e tij artistike nga ana e formës dhe përmbajtjes.

Forma nganjëherë “pak statike”, e qëndrusheshme shënjon përmbajtjen në të gjitha punët e tija. Është interesant Kolnika i bën punët e tija edhe të heshtin, për të na bërë neve të mendojmë për mesazhet në artin e tij. As që më kishte shkuar ndërmend, që do të shkruaja për Pjerin Kolnikaj për skulpturën e tij, mbasi unë vij nga fusha e muzikës, por studimet mbas viteve 90-të në psikologjinë e artit, më dhanë “guxim të shkruaj”, për punët artistike të mikut tim! Natyrisht edhe nevoja e artit të skulpturës për të dhënë kuptime të reja, na e dha mundësinë për të shkruar dicka modeste, për artin pamor dhe skulpturën. Mbi “femëroren” e skulpturës së Pjerin Kolnikës. Pjerin Kolnika në shumë punë të tija prezanton në skulpturat e tija “mashkulloren”, heronjtë, burrat e veriut, si pjesë e prejardhjes dhe arketipeve të tij dhe të jugut, mitet dhe traditën e malësisë, pa harruar edhe skulptura intelektuale dhe humaniste. Mashkullorja dhe element të formës katrore ekspresioniste që “bisedojnë” me neve, është e pranishme në punët e tija. Duket se karakteri i artistit ndikon tek shprehja e veprave të tij. Shprehja e skulpturave të Kolnikaj, pasqyron gjendjen e brendshme të artistit. Kolnikaj shquhet si një artist me personalitet të theksuar, por shprehja e tij artistike ka edhe elegancë, butësi në qëndryshmëri. Idenë për femëroren në punët e Kolnikaj e mora nga një shprehje e Stefan Capalikut: “Mbi mashkullorësinë e skulpturës së Pjerin Kolnikës”. Por duke vëzhguar punët e Pjerin Kolnikës në qytetin e Shkodrës, dal me përfundimin se skulpturat e Kolnikaj dallohen edhe për anën femërore, “butësinë”, linjat që transmetojnë mesazhe të qëndrueshme të buta, të lehtadhe femërore.

Si studim rasti po sjelli skulpturën e parkut në Bronx:

“Studentja duke lexuar në park”(shpresoj ta kem titulluar mirë dhe saktë) në qendër të qytetit të Shkodrës, që në heshtjen e saj, e mbuluar edhe nga gjethet e pemëve përreth, duke “shpëtuar” shpesh në një cep të lulishtes nga shikimet e “kalimatrëve kurioz shkodranë”, që i shtojnë kuptimin dhe bukurinë, ka elegancë, butësinë femërore, energji rinore, dhe shumë elegancë. Pa harruar Monumentin Kombëtar të Poetit, At Gjergj Fishta në qendër të Shkodrës, që po fiton dhe do të fitojë edhe më shumë në të ardhmen vlera estetike, etike dhe artistike shumë të mëdha, që të bën ta dashurosh dhe vlerësosh Fishtën, të gdhendur më tepër se në një bust realist. Sic duket nganjëherë ose edhe në historinë ë artit, veprat i marrin vlerat me kalimin e kohës dhe nga “kundërshtitë pa argument, bizarre”, që ndikojnë fuqishëm tek artisti, për të gjetur forma të sofistikuara për të transmetuar vlera dhe mesazhe të përjetshme. Pjerin Kolnika i qëndron besnik artit të skulpturës së vërtetë, duke e gdhendur gurin dhe punuar me duar allcinë, duke mos tentuar të aplikojë për të tejkaluar herarkinë e artit të skulpturës, që prezantohet me rryma neo-klasike, realiste dhe ekspresionite në punët e Kolnikaj.

Vizitë në atelienë e skulpturës së Pjerin Kolnikës.

Një ditë ndodhesha në Tiranë dhe e telefonova Pjerinin për një kafe. Ok mbas pak u takuam dhe erdhi me makinën Benz dhe më mori më tha po e pimë kafen tek Ateliea e skulpturës. Udhetuam në rrugën për në Kombinat dhe mbërritëm tek studjoja e Pjerinit. Ateliea ishte në një ambient, të cilin Pjerini e kishte punuar me duart e vehta, buzë lumit. Në atelie kishte punë buste, monumente, skulptura që më krijuan një gjëndje shumë pozitive për veprën e Pjerinit, artistit shumë kreativ. Nuk po zgjatem shumë në përshkrimin e atelies, por edhe hëngrëm drekë dhe pimë një kafe në një klub afër atelies së Pjerinit. Mu kujtua vizita në atelienë e Pjerin Kolnikaj, mbasi lundrova në Internet dhe gjeta këta pasazhe, përshkrimin e tij për atelienë nga një intervistë e Prof. Kolnikës: Zoti Pjerin si e morët iniciativën për të krijuar një atelie skulpture? E nisa si diçka krejt personale, një dëshirë për të krijuar një minifonderi për punime skulpture me format deri në 70 cm. Më pas filluan kërkesat për punime të një formati më të madh e kështu na u desh të eksperimentonim, ndonëse pas shumë dështimesh, derisa arritëm derdhjen e saktë dhe preçize. Kjo lloj zejtarie gati 3000 vjeaçare për vepra arti në Shqipëri u zhvillua nga shteti në vitin 1975 me veprën e ‘Monumentit të pavarësisë’.

Pjerin Kolnikaj ka lindur në Shkodër në 1963. U diplomua në Akademinë e Arteve në 1989. Kolnika është specializuar në skulpturë, aktualisht ai është autor dhe mjeshtër i mbi 150 skulpturave në atelien e tij, duke përdorur materiale të tilla si druri, hekuri, qeramika, alumini dhe bronzi. Duke studiuar në klasat dhe atelietë e artistëve më të talentuar të Shqipërisë, Kolnikaj ka ekspozuar punën e tij brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në Bienalen e Ankarasë në 1990 dhe ka prezantuar punimet e tij në ekspozita të ndryshme, personale ose në grupe në Austri, Hollandë dhe Zvicër. Në dy ekspozita individuale ai ka prezantuar rreth 60 punime në gdhendje, modelim dhe teknika të përpunuara të hekurit. Punimet e tij janë pjesë e koleksionit të përhershëm të Galerisë Kombëtare në Tiranë. Kolnikaj ka fituar çmime kombëtare si Monumenti Kombëtar i Poetit, At Gjergj Fishta në Shkodër 1996 dhe Konkursin Mbarëkombëtar të mbajtur në Prishtinë me rastin e 600 vjetorit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut; Portreti i Heroit; ka qenë kryetar i jurisë në konkursin ndërkombëtar “Onufri”; anëtar jurie në garat kombëtare. Që nga viti 1998 është pedagog në Universitetin e Arteve, në Atelierin e Skulpturës. Shtatorja e Dedë Gjon Lulit Më 27 nëntor u përurua shtatorja e Dedë Gjon Lulit, vepër e skulptorit Pjerin Kolnikaj. Skulptori Pjerin Kolnikaj mund të quhet pa dyshim skulptori i heronjve dhe njerëzve më të shquar të kombit shqiptar. Vepra si ato të Skënderbeut, Rrapo Hekalit, Nënë Terezës mbajnë vulën e punës së tij në këto vitet e fundit. Ai ndihet krenar dhe modest e fjalëpak si gjithmonë, e ka shumë të vështirë të flasë për veten e tij. Aktiviteti i sotëm ishte krejt i vecantë dhe shumë emocionues për skulptorin, sepse vepra e tij për Heroin Dedë Gjon Luli është vendosur në qendër të Tiranës, në krah të Muzeut Kombëtar. Si përfundim këta ishin pak rreshta për artistin Pjerin Kolnika. Për të gjithë miqtë e mij pedagogët e arteve pamore dhe skulpturës të Akademisë së arteve do të bëj një studim të mirëfilltë ontologjinë e kuptimit dhe natyrën psikologjike dhe terapeutike në punët e tyre. “Ontologjia është pjesë e filozofisë, e cila merret me të qenie. Kjo përfshin kategori të tilla filozofike si lënda, lëvizja, hapësira, koha, si dhe ekzistenca, qenia, substanca, etj”.

“FJALA SI SKULPTURË DHE SKULPTURA SI FJALË”

Pjerin Kolnikaj: “Heshtja është pika ku bashkohen të gjitha fjalët, tentacioni për ta prishur heshtjen shpërndan fjalët dhe sikur largon atë që e ndjejmë në heshtje, por që duam ta kapim me fjalë. Pika drejt së cilës janë nisur të gjithë nuk ka nevojë të shpjegohet, vetëm të shënohet me besim. Gjithsecili le të shënojë shenjën e tij, e cila nuk duhet domosdoshmërisht të komunikojë diçka të kuptueshme për të tjerët, të kapshme ndoshta po, mjafton të jetë e dukshme. Konstatimi përfundimtar i pikës drejt së cilës nisemi është kaq personal, sa e humbet sensin e komunikimit pikërisht kur merr formë si konstatim, është momenti i transmetimit direkt të ndjesisë sime, është një moment i paimitueshëm dhe i përsëritshëm vetëm në forma të reja shfaqjeje. Një moment që kalon të vërtetën e kapshme nga fjala dhe që hyn në rrjedhën e së përditshmes vetëm pasi të jetë bërë konstatim i përgjithshëm. Shpeshherë druhem se mos ia përshtas gjërat arbitrarisht mënyrës sime të të menduarit dhe preferoj heshtjen. I vetmi koncept që më intereson seriozisht është jetëgjatësia, ndoshta prandaj jam dhe i përkushtuar ndaj materialeve që garantojnë jetëgjatësi (COD 2018). Suksese skulptorit Pjerin Kolnikaj!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu