Shkruan Qamil Gjyrezi
Para disa muajsh u promovua në Galerinë e Arteve të Shkodrës Libri ‘Histori të parrëfyera’ të historianit, gazetarit dhe studjuesit të mirënjohur shkodranë Besi Bekteshi. Në këtë libër me shumë vlera historike, arkivore e kulturore Bekteshi përshkruan dhe analizon me shumë kompetencë ngjarje dhe personazhe të historisë, politikës, artit, kulturës, arkitekturës të qytetit 2400 vjeçarë të Shkodrës.
Esetë në këtë libër janë të shkurtëra, me një gjuhë informative dhe të kuptueshme, që me fakte dhe prova e analizë të personazheve të përmendura dhe të cituara, na sjell një pamje të zhvillimeve, politike, kulturore dhe sociale në Shkodër në mbi 100 vite.. Falë mundësisë dhe angazhimit për të punuar në ‘Muzeumin historik të Shkodrës’, autori nëpërmjet faksimileve, artefakteve, dokumentave historik sjell për lexuesin histori të që duhen lexuar dhe studjuar edhe debatuar, jo vetëm nga lexuesit e librit, por edhe nga drejtuesit e qytetit të Shkodrës dhe në mënyrë të veçantë nga të rinjtë e Universitetit, për të kuptuar dhe njohur nëpërmjet fakteve dhe argumentave etapa të zhvillimit ekonomiko, kulturorë e politik të qytetit të Shkodrës. Në Hyrje të librit Bekteshi shkruan: ‘Në punën time si historian në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, mu dha mundësia e madhe të shfletoj mijëra e mijëra faqe dhe foto të ruajtura dhe të arkivuara relativisht mirë’.
Në këtë libër një vend të rëndësishëm zë edhe trajtimi i evenimenteve të rëndësishme në fushën e muzikës, pikturës dhe teatrit Autori bën një analizë të shkurtër, por me shumë mesazhe për zhvillimet e muzikës, pikturës dhe teatrit. Eseja: ‘Opera Mrika ose guximi madhëdhtore i artistëve shkodranë në 1958’. Në esenë për operën Mrika, Bekteshi shkruan: ‘Opera Mrika ka dalë si trashëgimi vlerash nga të mëdhenjtë e qytetarisë shkodrane si Palok Kurti, Lec Kurti, Kardinal Mikel Koliqi, Padër Martin Gjoka, Shuk Shllaku, Ramadan Sokoli, Tonin Harapi, Tish Daija, Cesk Zadeja, Pjetër Gaci, Gjon Kapidani etj. Mrika mishëroi ëndrrën e të gjithëve, por sidomos të artistëve shkodranë me në krye të madhin Prenke Jakova që Shqipëria të kishte operan e saj’. Eseja: ‘Idromeno guximi rilindas i një shkodrani’. Në këtë ese autori shkruan: ‘Kryevepra në pikturë ‘Dy rrugët e jetës’ e autorit më të shquar shqiptarë të Rilindjes sonë kombëare dhe kulturore është më e pa vlerësuara realisht për kontributin e saj moral dhe etik, të paraqitur në një vepër madhore që është 198 cm me 174 cm sipërfaqe’ Eseja: ‘Kasem Taipi ose mbledhësi legjendë i folklorit i pa respektuar në kohë’. Bekteshi shkruan: ‘Një nga dosjet më të plota dhe me shumë rëndësi në Arkivin e Muzeut të Shkodrës është dosja e mbledhësit më të madh të folklorit në Shqipëri, njeriut autodidakt, por shumë të veçantë që qyteti i Shkodrës ka nxjerrë për të plotësuar edhe kolanën e tij të famshme të prodhuesve dhe mbledhësve të artit popullor’. Eseja: ‘Zbulohen për publikun në original dramat e para shqiptare të Kol Gurakuqit’.
Në këtë ese autori shkruan: ‘Dramat e para në Shqipëri janë pjesët e të madhit Kol Gurakuqi, ose njeriut i cili edhe në bashkëpunimin e njeriut tjetër të madh Hil Mosi, ka sjellë në artin shqiptar, si një veçori e madhe kulturore e qytetit të Shkodrës’. Eseja: ‘Idromeno urbanisti dhe arkitekti rilindas shqiptarë’. ‘Normalisht që Idromeno është nnë rilindas i madh dhe ne kemi pasur e mund të kemi respekt për Rilindas të jashtëzakonshëm që Shkodra ka shumë’. Ne esenë: ‘Shkodranet e para të Teatrit në Shqipëri’, Bekteshi argumenton: ‘Në shumë nga pikëpyetjet e ditëve të sotme, nga një tragjedi e ditëve të sotme ku burri qellim dhe vret gruan, më vjen imazhi i jashtëzakonshëm i femrës së parë të vërtetë të emancipuar në Shqipëri, shembulli unikal i guximit qytetare’. Bekteshi shkruan edhe për ngjarjet muzikore në Shkodër. Në esenë, ‘Njerëzit e ahengut shkodranë dhe harresa e tij’, ai shkruan: ‘Sot edhe në sajë të trashigimisë së madhe mund të quhet e dobët ngritja në Kult e Ahengut dhe njerëzve të tij të përmendur, për tu mos harruar se nga rrjedh muzika qytetare shkodrane.
Sot nuk zhvillohet në mënyrë të qartë me aftësinë e sotme dhe me një krenari te veçantë, një lloj aktiviteti që rilevon pikërisht këtë trashëgimi të jashtëzakonshme të Shkodrës’. Në esenë: ‘Bogdani shoqëria e fillim shekullit të 20-të në Shkodër’, autori shkruan: ‘Një nga shoqëritë artistike më me emër në Shkodër, teatrore por edhe muzikore me një sukses të madh, ka qenë ajo e quajtur ‘Shoqnija Bogdani 1919’. Eseja: ‘Simon Rrota, etnosi dhe piktura jo shumë e njohur e tij’. ‘Një nga piktorët më të shquar të qytetit verior i cili ka nxjerrë në vazhdim breza piktorësh dhe që është marrë shumë me etnosin është Simon Rrota’. Në esenë: ‘Bandat frymore në traditën shkodrane’, Bekteshi shkruan: ‘Tradita e shkëlqyer e Bandave muzikore në kryeqendrën e veriut vazhdon edhe sot’. Eseja: ‘Bekim Fehmiu dhe Shkodra në vitin 72’. ‘Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i Odisesë në rolin e Uliksit në krah të Irenë Papas, i njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972’.
Në esenë: ‘Paradise and Hell’ ai shkruan:’Dy rrugët mendimi dhe etnosi gjigand në pikturën e Idromenos ‘Paradise and Hell’ Eseja: ‘Bandat muzikore në Shkodër’. Bekteshi shkruan edhe një ese tjetër për zhvillimet muzikore në Shkodër. Ai shkruan: ‘E vërteta është se orkestra e parë frymore ka ardhur në Shkodër dhe është krijuar nga misionari françeskan At Tom Marcozzi’, etj. Histori të parrëfyera e gazetarit dhe studjuesit Besi Bekteshi është një punë me shumë vlera në shumë fusha për Shkodrën.