Shkruan Zef Ndreka
Deri tani, nuk kemi parë ënde të kapet ndonjë peshk i madh nga ato që kemi menduar. U bënë vite që presim ! Mbase është edhe herët, për arësye të ngadalësisë së reformes në drejtësi të ndihmuar nga politika, dhe kryesisht nga treshja Rama – Meta – Berisha. Sado të përpiqën, reformën në drejtësi nuk e pengojnë dot . Rrjetat janë gati, sepse kanë bekimin dhe mbështetjen e pa lëkundur amerikane. Kemi parë që në rrjetë kanë rënë disa peshq të vjetër. Edhe ish ministri Tahiri që është më i madhi deri më tani bashkë me ish kryeprokurorin Llalla, mund t’ja hedhin burgun me marifetet e specialisteve tanë, dhe mbështetjen nga Rama.
Tashmë është e qartë, fati i Tahirit është i përbashkët më atë të Ramës. Po mbeti në rrjetë Tahiri, mbetët edhe Rama! Kjo është arsyeja pse ish ministri mund të shpëtojë, jo se është i pafajshëm. Nga kjo frikë, shohim se peshqit e tjerë të mëdhenj po lëvizin. Po grupohen. Po bëjnë koalicion! Çudia është se të gjithë levizin majtas.
Tani, më shumë se të tjerët, Berisha, ky mashtrues për 30 vjet i PD-së dhe të djathtës në Shqipëri arrinë të krijojnë me Partinë e Metës, koalicionin ” Shtëpia e Lirise “, ose koalicioni i korrupsioni ! Berisha tradhëtoj edhe vetën e tij në foltoret e ndryshme anembanë vëndit, kur fliste për idetë konservatore që do të zinin vënd në PD. Por historia 30 vjeçare e pluralizmit politik dhe e PD-së, na kujton se pikërisht ishte Berisha dhe shumë prej tyre që e mbështesin sot, kanë qënë hapur kundërshtarë të konservatorizmit në Partinë Demokratike. Dhe është më se normale.

Një ish komunist, një ish Sekretar i PPSH-së, nuk mund të zhvillojë idetë konservatore. Kanë qënë dhe janë të huaja për të. Dihet se PPSH-ja, ka qënë kundër pluralizmit politik, kundër ekonomisë së tregut të lirë. Kundër reformave të djathta që zhvilloje vendin. Por, për të ruajtur sa më gjatë pushtetin e tyre, komunistët gjetën mashtruesin e pa parë, Berishën, që u përkushtua që në fillim kundër pronës, pronarëve , shtresës se të përsekutuarve etj.

Berisha, përcolli dhe zbatoi bashkë me komunistët, ideologji të majta që e çojnë shoqerinë në anarki. Ai gjoja u mbështet dhe i përdori të përsekutuarit dhe të përndjekurit politik, gjithashtu edhe pronaret duke i dërrmuar psikologjikisht dhe ekonomikisht! Mjaftojme ti hedhim një sy Shqipërisë sot, nga do të shkosh. Është një pisllëk, një kasos i bërë qëllimisht, pa infrastrukturë dhe anarki totale sociale dhe urbane. Dhe abstrakti me i madh kur e degjon të flasi për fraksione, kur për 30 vite i përjashtoi çdo zë opozitar brënda PD-së. E vazhdon mashtrimin e ri, vetëm për të sfiduar SHBA dhe PD-në. Tani, lëvizi majtas duke shkuar në origjinë. Duke ju afruar gjithjë e më pranë një tjetër peshku të madh, Metës. Shpresojmë që shumë shpejt të ngjitet me to edhe Rama. Pastaj të krijojnë koalicionin non grata. Mbështetësit fanatik të Berishës po e kuptojnë se ky është modeli me i keq për PD-në, dhe të ardhmen e sajë. Ndaj do e braktisin…