Përplasjet e Edi Ramës me Yuri Kim për hajdutët rilindas

0

Prokurorët e SPAK ndihen të kërcënuar. Ky fakt u bë i ditur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe u konfirmua nga kreu i SPAK, Arben Kraja.` Drejtësia e re është vënë nën kërcënim nga politika shqiptare dhe më specifikisht nga vetë Edi Rama i cili braktisi aktivitetin me ambasadoren amerikane pasi akuzoi publikisht ndërhyrjet e saj në strukturat e SPAK. Nuk ka nevojë për përkthyes apo dekriptues për të kuptuar frikën që ka kapluar Edi Ramën nga dosjet voluminoze që SPAK po heton. Janë miliada lekë shpërdorime dhe qindra zyrtarë, qeveritarë dhe administratorë lokalë, të cilët janë nën hetim.

Sinjali i kërcënimeve ndaj SPAK u dha para disa muajsh nga tribuna socialiste, ku kryetari i PS kërkonte që mos hetoheshin vetëm qeveritarët por dhe ish qeveritarët. Përplasja e Edi Ramës me Yuri Kim konfirmoi panikun e kryeministrit shqiptar ndaj ndërhyrjeve të ambasadores amerikanë në strukturat e drejtësisë së re. Në rrjetën e SPAK kanë rënë disa nga bashkëpunëtorët e kryeministrit shqiptar, të cilët janë përfshirë në afera të ndryshme duke filluar nga inceneratorët, koncencionet në shëndetësi, tenderët në infrastrukturë dhe shumë afera të tjera që ja kanë prishur gjumin kreut të ekzekutivit. SPAK ka bërë disa herë gati fletëarrestet për fuksionarë të Edi Ramës të cilat kanë marrë përgjigje kërcënuese nga kryeministri shqiptar. Acarimi i tejskajsëm i kryeministrit ditët e fundit që u shpreh në revoltë antiaambasadore erdhi si rezultat i një grupi fletëarrestesh që ka bërë gati SPAK, por që nuk kanë marrë dakordësinë e kryeministrit. Përveç kërcënimeve ndaj SPAK ai ka dalë hapur kundër heqjes së mandatit të deputetit për personat që është kërkuar masa e arrestit nga strukturat e SPAK. Këtë fakt e ka konfirmuar edhe kreu i SPAK i cili u shpreh se janë drejt përmbylljes shumë dosje korrupsioni që po hetohen nga struktura antikorrupsion.

Nisur nga situata e krijuar gjatë këtyre 10 ditëve, lind me të drejtë pyetja se kush janë bashkëpunëtorët e Edi Ramës që po shkojnë drejt prangave? Arben Ahmetaj, të cilin e përzuri me dhunë nga qeveria? Engjëll Agaçi, me të cilin i ka ndëprerë marrëdhëniet prej kohësh dhe rolin e tij po e kryen zëvendësja? Ilir Beqja, për të cilin u përfol se është bërë betejë e fortë që mos përfundonte në prangat e SPAK? Damian Gjiknuri, i cili është një nga organizatorët e strukturës të djegies së plehrave? Milva Ekonomi, si një nga figurat kryesore të organizimit të koncencionit të checkup? Armando Subashi, kryetari i Bashkisë Fier, i cili akuzohet për ndryshimin pozicionit të inceneratorit të Fierit nga pronë publike në pronë private? Lista e njerëzve nën hetim është shumë e gjatë dhe brenda kësaj liste janë plot njerëz që rrezikojnë të jenë pjesë e strategjisë antikorrupsion, gjë që ka ndezur sinjalet e alarmit të kryeministrit shqiptar, i cili është vënë në barrikadën përballë një luftë frontale me ambasadoren amerikane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu