Të gjithë me zë dhe nën zë, e pranojnë se Lezha ka ndryshuar për mirë.
Është bërë më e bukur, më e jetueshme. Jo vetëm në prag festash ku atmosfera ndjehet kudo veçanërisht në vigjilje të krishtlindjeve.
Sigurisht, probleme ka ende që presin zgjidhje. Projektet ambicioze të investimeve në çdo fshat, në çdo rrugë , po ashtu ato të investimeve në ujësjellësa për fshatra të tërë dhe qytetin turistik të Shëngjinit, jo vetëm që nuk janë ndaluar, por viti që vjen premton shumë e më shumë, edhe në drejtim të sistemimit të ujrave të bardha e të zeza, të kanalizimeve, të ndriçimit, të ambienteve për rininë, për moshat e treta, të mjediseve, lulishteve e parqeve shplodhëse, të muzeut arkeologjik etj.
Pasi janë siguruar fondet, pasi janë zeruar borgjet e tmerrshme të trashëguara, Lezhën e presin ditë të bardha.
Zero borgje në Bashkinë Lezhë, ishte kryelajmi i këtij viti, jo vetëm për qytetarët e Bashkisë së Lezhës, por për të gjithë pushtetin lokal anembanë Shqipërisë dhe ishte lajmi i mirë edhe për qeverinë, e cila e nxorri zyrtarisht të parën nga lista e borgjeve Bashkinë e Lezhës.
Ky lajm u duk se kaloi pa vëmendjen e duhur dhe që meritonte, ndërkohë që në parlamentin shqiptar digjeshin karriget nga deputetët e opozitës.
Ky ishte suksesi i vitit, të arritur nga stafi i Bashkisë, nga Krybashkiaku i cili ndriçoi rrugën tre vjeçare të shlyerjes së borgjeve prej gati 45 milion eurosh dhe njëkohësisht duke punuar në shërbim të komunitetit dhe me investime.
Megjithë kohët e pa përshtatshme që lidhën me shkatërrimet natyrore nga tërmeti, si dhe pandeminë Covit 19, bilanci financiar i Bashkisë së Lezhës më në fund u nxorr nga borgjet, jo vetëm duke i zeruar ato, por edhe duke dhënë plot shpresa për një Bashki elitare në Shqipëri.
Projektet e zhvillimit të planifikuara për ujësjellës-kanalizime, të rrugëve rurale në çdo fshat e zonë të thellë, ndërtimi i Muzeut të qytetit, i parkimit dhe mjediseve dëfruese për qytetaret, ngritja e një kompleksi modern për moshën e tretë, përcaktimi me largpamësi i turizmit më elitar të bregdetit, janë sfidat e dy viteve që presin të realizohen.
Ky është konteksti i Kryetarit të Bashkisë së Lezhës dhe stafit të tij drejtues, që me padyshimin më të vogël, tashmë ka shtruar rrugën dhe ka përcaktuar strategjitë për të shërbyer, për të krijuar mirëqenie për gjithë komunitetin, pa dallime politike.
Roli i Kryetarit duket qartë në këtë Bashki, që trashëgoi borgjet disa milionëshe eurosh, pasi mundësoi përbashkimin e gjithë potencialeve materiale, njerëzore për zhvillim, për një shoqëri të përkujdesjes, mirëqenies sociale.
Praktika e tij qeverisëse në këtë Bashki, praktikat gjithë përfshirëse të karakterit social-ekonomik, sigurisht që e kanë vënë në krye të bashkiakëve më të suksesshëm në vendin tonë.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, kuptoi thellë kërkesën e brëndshme të vetë shoqërisë dhe gjendjes së saj që kërkonte orientim ndryshe nga deri më sot, për një kujdes më të madh për të gjitha shtresat dhe me një vështrim e orientim më të gjërë për mjedisin, për standartet e jetës dhe zhvillimin.
Dhe duhet vlerësuar, se Bashkia Lezhë nën drejtimin e tij, ka përballuar shumë probleme së bashku me përkujdesjen e shtetit.