Përgjimet e Bild, Donika Prela pranon se është Dosja më e Madhe që kemi patur dhe se nuk është hetuar fare deri sot tregtia e votës

0

Kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, në një deklaratë për mediat deklaroi se me aq sa ajo ka dijeni prokurorët e dosjes “339” nuk janë në hetim. Dalja e saj përballë gazetarëve erdhi si sqarim pas publikimit të përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”.

Donika Prela tha se dosja 339 ka patur 700 CD, të cilët sipas saj janë transkriptuar vetëm pjesërisht.

Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Renda ka thënë se pjesa e përfshirjes së bandave në zgjedhje nuk është hetuar më parë, por ajo e cilësoi dosjen 339 si më të madhen që ka patur ndonjëherë prokuroria. Prela ka thënë sot se janë në hetim 74 persona, të cilët po hetohen për një sërë veprash penale.

“Në momentin e ngritjes së grupit hetimorë, në vitin 2018 të gjitha CD kanë qenë të patraskrituara, por ka pasur vetëm disa transkipteme të vogla. Për veprat e tjera penale dhe në fushën e zgjedhjeve nuk ka pasur hetime të hapura veç përgjimeve të cilat nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi.

Hetimi i veçantë dhe i pavarur i veprave penale në fushën e zgjedhjeve ka qenë objektivisht i pamundur, pasi nuk mund të bëhej dhe nuk mund të bëhet ndarja e transkripteve, për këtë vepër penale sa kohë që element të sajë janë konstatuar të ndërthurura me subjekte të përgjuar për veprimtarinë kriminale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal sa kohë që kjo ndarje nuk është bërë në momentin e konstatimit të tyre.” , tha Prela.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi menjëherë hetimin për daljes së përgjimeve, të cilat i cilësoi sekret hetimor.

Në përgjimet e reja që janë publikuar janë bisedat mes anëtarit të bandës së Shijakut, Astrit Avdylajt me Vangjush Dakon dhe zyrtarë të tjerë lokalë socialistë.

Por Dako dje e mohoi. Ai tha se në përgjimin e publikuar nuk është duke folur me Avdylajn, siç pretendohet, ndonëse nuk ka preferuar që të thotë emrin se me kë ka folu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu