PËRGJIGJE PËR NJË MIK, NË LIDHJE ME GJENDJEN POLITIKE NË SHQIPËRI

0

Arben Çokaj

Gjithë këto sulme, e shumica kot, çfarë të bëjë edhe Rama? PD ikën nga Kuvendi, ia lë të gjithë pushtetin atij, tani ankohet: “Rama po i kapë të gjitha pushtetet…” (?!) Kujt po i ankoheni, o qaramanë?! Kështu e kapi pushtetin edhe Enveri, nga mungesa e një konkurenti të fortë politik… Pse? Se e djathta shqiptare është e korruptuar dhe e papërgjegjshme për fatet e vendit! Në mos anti-kombëtare, nuk ka ndjenja fare për kombin shqiptar dhe ecjen mirë të tij. Po si more i jepet i gjithë pushteti tjetrit, e tani rrin duke qarë: “Ky po i merr të gjitha pushtetet?!” Kush nuk i merr, nëse ia jep? A nuk i merr ti me t’i lanë në dorë a? Tërhiqesh?! :p

Demokracia si sistem është përballje mes dy forcave të kundërta/konkurruese. Nëse ti heq dorë nga frika e përballjes, siç bënë PD e Saliut, e më pas LSI e Monikës, për të demonizuar Ramën, tregon para gjithkujt që di politikë, se ata nuk janë drejtues politikë seriozë, e në shërbim të vendit. Sepse në vështirësinë e parë, ata nuk luftojnë, e duan pushtetin në tavolinë e me vjedhë, nuk sakrifikojnë fare për vendin dhe për marrjen e pushtetit. Patetizëm i gjallë. Thërret Meta tani, se po i djegë bytha: “O popull, merreni fatin tuaj në dorë!” Përse i ka zgjedhur elektorati i djathtë përfaqësuesit e vet?! Për të vjedhë e abuzuar a?

Po mirë more, si organizohet populli në demokraci? Me parti politike, që parimisht synojnë të marrin pushtetin, për të vënë në jetë planin e programin e tyre politik, që ia kanë premtuar elektoratit. E tani si do të çohet populli sipas jush? Pas kujt do të shkojë? Pas atyre që thonë: “ik bythë se të dhjeva?”

Edi Rama i ka gabimet e fajet e veta, se nuk ka njeri perfekt, aq më tepër një politikan. Por në gjithë këtë skemë politike shqptare, fajin më të madh e kanë faktikisht, ata që ikën nga Logu i burrave, Kuvendi, dhe ata, që nuk hynë në zgjedhjet lokale me 30 qershor, me idenë se me marritë e tyre, me dashakeqësinë e tyre, po marrin mbështetje nga Perëndimi, po thyejnë shtetin shqiptar në kryq si më 1997, dhe po rrëzojnë Ramën! Miopi. Gabim trashanik i tyre, me pasoja që nuk dihet, a riparohen më! “Rri shtembër” – si i thonë – “e fol drejtë!”

Populli si popull vlerëson më shumë parimisht e psikologjikisht në një betejë politike etj. “One man standing!” (një njeri që qëndron, si Rama), heroin, se sa njerëzit që ikin nga beteja dhe shajnë tjetrin, pse po i merr të gjitha pushtetet… E kanë lënë vetë demokracinë në duart e Ramës, në ndërgjegjen e tij, në përpjekje për ta shpallur diktator, mafioz, etj. duke dalë nga mekanizmi që përdoret në demokraci: Konkurrenca politike dhe sistemi Check & Balance! (kontrollo e balanco).

Po kujt me ia tregua unë këto? Saliut?! Ku ha pykë ai pashë nderin, ai sheh vetëm bythën e vet, nëse kështu si i kanë hy, do mund ta ruajë edhe atë, se nuk i kanë punët mirë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu