Përfundon telenovela ‘Bija ime’, ja ç’do ndodhë nesër në episodin e fundit

0

Demir i dërgon surprizë Xhandanit fustanin e nusërisë. Xhandan dhe Sevgi bëhen nuse dhe shkëlqejnë me fustanet e nusërisë. Ugur mahnitet kur e sheh Sevgin nuse dhe nuk i heq dot sytë prej saj.

Xhandan me Demirin dhe Sevgi me Ugurin martohen në një dasmë të thjeshtë por të bukur mes familjarëve dhe miqve. Demir i premton Xhandanit një jetë të bukur pas martesës. Të gjithë kërcejnë të lumtur.

Ojky është e lumtur që tani ka një familje dhe njerëz që e duan me gjithë shpirt. Ojky, Xhandan dhe Demir nisin jetesën në shtëpinë e re pas dasmës. Ojky e thërret Xhandanin nënë. Xhandan emocionohet. Ojky i kërkon Demirit t’i tregojë një përrallë. Demir tregon historinë e jetës së Ojkyt dhe telenovela përfundon me një fund të lumtur./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu