Për kujtesë të fortë, humor, energji, vlerat e pakrahasueshme të lëngut të shegës

0

Për të arritur në këtë konkluzion, shkencëtarët analizuan performancën dhe të dhënat e një grupi personash të moshave nga 21 deri në 64 vjeç.

Në fund të studimit, të gjithë pjesëmarrësit patën një rritje të ushqyesve që janë të dobishëm për balancimin e hormoneve, plus vitalitetin e përgjithshëm.

Përveç vetërregullimit hormonal, studimi rezultoi edhe në rritjen e humorit të mirë dhe energjisë së organizmit.

Shega dhe lëngu i saj bëjnë mrekulli për nivelet e hormoneve si testosteroni tek meshkujt dhe estrogjeni tek femrat.

Testosteroni ndihmon në përmirësimin e humorit dhe kujtesës, thanë studiuesit.

Pas pirjes dy javore të këtij lëngu, niveli i këtij hormoni rritej nga 16 deri në 30%. Pjesëmarrësit treguan se ishin në humor të mirë dhe ndjenjat e tyre negative ishin shuar.

Estrogjeni është një hormon shumë i nevojshëm në trupin e çdo gruaje për të qëndruar të forta, energjike dhe me një cikël të shëndetshëm.

Vlerat E Tjera Të Rëndësishme Të Lëngut Të Shegës
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studimet e mëparshme mbi rolin e lëngut të shegës, kanë veçuar rëndësinë e tij për shëndetin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Ky superfrut lufton disa forma të tumoreve, lehtëson simptomat e osteoartritit dhe kuron problemet me stomakun.

Ai është i pasur me shumë antioksidantë, vitamina dhe minerale të cilat përmirësojnë shëndetin e njeriut nga koka tek këmbët.

AgroWeb.org rekomandon pirjen e një gote 250 ml me lëng shege çdo ditë për të pasur përfitime afatgjata.

Sa Gota Me Lëng Shege Mund Të Pini Çdo Ditë
Deri më tani, ekspertët tregojnë se nuk nevojitet një dozë standarde ditore të lëngut të shegës.

Me përafërsi, një sasi prej 250 ml deri në 350 ml lëng shege në ditë, është jo vetëm e shëndetshme por edhe e sigurt.

Megjithatë, është shumë e rëndësishme të siguroheni që lëngu që po pini është 100% shegë e pastër dhe jo e gatshme me sheqerna të shtuara./AgroWeb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu