Në një kohë kur gjithë bota e zhvilluar e ka intensifikuar luftën kundër invazioneve fiskale, kundër parave të krimit e drogës, vëndi ynë hedh as-in dhe përmes ministrit, zv/Kryeministrit dhe Edi Rama, shtron thjeshtë për diskutim projektin fiskal të amnistisë.
Janë dy qëllimet kryesore:
I pari, është presioni që i bëhet BE-së për hapjen e negociatave!
I dyti, për të arritur të zbusë efektin e zbrazjes së buxhetit të shtetit të vjedhur nga qeveria për shkak të korrupsionit, me para të pista!
Pyetja që shtrohet është e thjeshtë:
Nga çdo analizë që mund të bësh, nga çdo kënd që t’a shikosh, kjo amnisti fiskale, bëhet vetëm për hajdutët, për kriminelët, për çunat që punojnë vetëm një muaj në vëndin tonë dhe që në kohë fushate elektorale bëjnë “termet” me votat në favor të PS-së! Pra, amnistia fiskale, bëhet vetëm për miqt e Edi Ramës ose për çunat e quajtur “problematik”!
Qeveria e Edi Ramës, e ka futur vëndin drejt një piramide më të madhe se të 1997-tës. Vëndi rrezikohet seriozisht nga reçensioni që ka kaluar në shifra alarmante deri në rrezikim sovraniteti nga vjedhjet dhe nga borxhet.
Ne e dime, se Shqipëria ka nevojë për valutën në euro, dollar, paund. Por kurrsesi, të arrihet deri tek projekti i amnistisë fiskale, për shkak të nevojave që ka qeveria.
Situata ekonomike e financiare që ka vëndi ynë sot, ja dikton nevojën e amnistisë fiskale, si të vetmën zgjidhje që i ka mbetur qeverisë për shkak e keq qeverisjes dhe korrupsionit galopant që e ka futur rilindja dhe Edi Rama.
Amnistia fiskale, instalon dhe nxit pandershmerinë për shqiptarët, për rininë që nuk shikon shpresa të jetojë në këtë vënd.
Amnistia fiskale, nxit dhe instalon babarazinë përballë ligjit.
Amnista fiskale legalizon si të pa qëna shkeljet e ligjeve dhe i pastron po më ligj paratë e pista, që vijnë nga shumë rrugë.
Po çfarë teksirati kanë shqiptarët e ndershëm dhe përse atyre ju pengohet integrimi në BE?!
Çfaj kanë shqiptarët e ndershëm që buxheti i tyre është i vjedhur, se inflacioni në rritje e imponon Ramën që t’a gjejnë shpëtimin apo zgjidhjen nga kjo krizë hajdutësh me amnisti?!
Me tej, miratimi i amnistisë e formalizon korrupsionin dhe shkatërron bisnesin e ndershëm.
Mjafton të shikojmë betonizimin e Tiranës veçanërisht në ndërtimin e kullave ku formalizohet krimi i korrupsionit dhe pastrimit të parave të pista.
Amnistia nuk bëhet për shqiptarët e ndershëm. Mafia kërkon të legjitimojë paratë e vjedhura. Dhe për t’i hapur rrugë gjithë problemeve që do të paguajnë për të pastruar leket dhe vjedhjen e votave.
Por BE, Amerika, Anglia dhe shqiptarët janë kundër. Kjo e lë Ramën pa rrugëdalje.