Shkruan Qamil Gjyrezi
Situata politike dhe ekonomike në qytetin e Shkodrës është e rënduar si pasojë e qeverisjes së Rilindjes dhe politikës lokale në Shkodër të drejtuar nga berishistë dhe individë që vetëm kanë përfituar në kurriz të Shkodrës! Kryetari i PD-së dega Shkodër, më datën 25 Janarë 2023 ka mbajtur një konferencë shtypi në selinë e PD-së, për mediat lokale. Zoti Amuli foli për situatën politike në Bashkinë e Shkodrës, për zgjedhjet e ardhshme lokale të 14 Majit të 2023.

Amuli thotë se nëse PD do të jetë e përcarë, do të jetë e vështirë për Foltoren e Sali Berishës edhe PD-në legjitime. Në Konferencën e shtypit Amuli deklaron, se nëse nuk do të ketë një hap mbrapa nga Berisha, PD do të dalë me kandidatët e saj. Z Xhevdet Amuli: ‘Gara me datën 14 Maj do të jetë shumë e fortë në Bashkinë e Shkodrës. Ai tha se nëse jemi të përcarë do të jetë e vështirë për të dyja palët e PD-së. Por Amuli theksoi se nëse nuk do të ketë lëvizje nga Berisha, PD do të dalë me kandidatët e saj në Shkodër. Amuli deklaron se PD legjitime, nuk merr parasysh, nuk i njeh Primaret që ka zhvillur Partia e Doktorit dhe Partia e Lirisë! Ai thekson se, ata nuk kanë qenë Primare. Në Primaret në Shkodër, thjeshtë kanë votuar një pjesë e strukturave! Sikur të votonte struktura e plotë e PD-së Shkodër, do të ishte gjysma e së keqes!? Struktura e PD-së është e ndarë në dy pjesë, si me e nda me thikë me primaret e Sali Berishës me një kandidat, prandaj në asnjë mënyrë nuk do të ketë bashkëpunim me Foltoren! PD është më e madhe se cdo person dhe neve nuk mund të zgjidhim hallet e Berishës! Foltorja e di si i ka fituar zgjedhjet me 6 Mars në Shkodër, por më 14 Maj do të jetë e vetme. Ai vazhdon se Zoti Berisha, nëse e don të mirën e PD-së duhet të bëjë një hap mbrapa, për hatër të demokratëve! Xhevdet Amuli deklaron se, nëse ka të pafajshëm janë demokartët shkodranë. Ai vazhdon se Foltorja e di shumë mirë, se si i ka fituar zgjedhjet e 6 Marsit në Shkodër! Foltorja nuk do të ketë më mbrapa, në koalicion as Partinë e Lirisë ose LSI-në, por do të jetë e vetme më 14 Maj. Këtë do ta tregojnë edhe votat e anëtarëve të këshillave bashkiake.
Aty do të jetë lufta politike më e fortë, si për Kryetarin e Bashkisë! Amuli vazhdon më tej se, PD synon të dalë forcë e parë për anëtarët e Këshillave Bashkiake! Z. Amuli deklaron se për mua, zgjedhjet e 14 Majit nuk janë lokale por janë politike! Në këtë garë do të mbajë përgjegjësi, sejcili për atë se cfarë ka bërë në këtë situatë. Atëherë a jemi neve në të drejtën a do të jetë Foltorja në të drejtën këtë do ta tregojë koha?! PD në Shkodër është e pregatitur për zgjedhjet lokale dhe janë dërguar në PD-në qendër anëtarët e KZAZ-ve! Si përfundim sipas meje si anëtarë i Kryesisë së PD-së dega Shkodër jam shumë dakord me deklaratat e Z. Amuli të cilat janë shumë transparente dhe i bëjnë thirrje vetëdijes së ish-kryeatri të PD-së Sali Berisha të bëjë një hap mbrapa për hirë të demokratëve të qytetit të Shkodrës dhe jo vetëm për një grup të caktuar individësh i kanë bërë dëm Shkodrës duke e lënëtë pa zhvilluar dhe pa të ardhme! Të këtij mendimi janë të gjithë anëtarët e kryeisë dhe demokratët e vërtetë që kërkojnë largimin e Edi ramës dhe të trekëndëshit të Bermudës, Rama, Berisha, Metaj! Propaganda e Rilindjes dhe e Foltores është e njëjtë në 32 vite dhe i ka bërë dëm qytetit të Shkodrës, duke i vënë në diskutim të ardhmen kryesisht të rinjve, për sekte dhe klane 32 vjecare që mendojnëe vetëm për familjet, projektet dhe përfitimet e tyre duke ndjekur doktrinën e Sali Berishës, që për interesa personale dhe familjare nuk pyet por vazhdon politikën e tij, së cilës duhet ti vij fundi mbas 32 vitesh!