Atë duhet ta drejtojë një grua. Ka ardhur pikërisht momenti për ta bërë e për ta pranuar këtë.
Për shumë arësye, që lidhën më tepër me kulturën e re të sjelljes dhe qendrimeve të kësaj partie politike, e cila ka vuajtur nga “dora e fortë” në drejtim, nga autoritarizmi, nga metodat e pa ndryshuara komuniste si dhe nga korrupsioni në ekonomi dhe presioni i përhershëm dhe shumëformësh sistemit të drejtësisë.
Të gjithë skizionet, klanet, grupazhet apo partitë e krijuara nga shkëputja e tyre nga PD-ja e Berishës, kanë rezultuar të tilla, pa fat dhe pa të ardhme politike.
Ka mbetur pa u provuar një herë një grua.
Të jetë e fortë, e shkolluar, e aftë, të artikuloje qartë e bukur, të flasë drejt e thjeshtë me elektoratin, të drejtoje në grup dhe të bashkëpunojë hapur me strukturat, të jetë antikomuniste me rrënjë dhe mundësisht e re, e pa indoktrinuar nga zgjatimet enveriste e berishiste.
Të tilla i kemi brënda PD-së. I kemi mes nesh. I kemi pranë dhe përshëndetëmi çdo ditë më to.
Dy prej tyre, mund ti artikuloj me emra, pa patur aspak merakun më të vogël se po bëj ndonjë “gabim”.
Erjola Pampuri njëra.
Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, nën/kryetare e PD-së, pedagoge dhe psikologe e shquar.
Në cilësinë e nën/kryetarës së insitutit parlamentare, është ndër të rrallat deputete e pritur nga DASH-i në zyrat e tyre në Amerikë.
I ka dhe i zotëron të gjitha cilësitë që theksova në fillim, që duhet të ketë një lidere e ardhshme e PD-së. Nuk është aspak konfliktuale, përkundrazi. Një figurë që e duan dhe e mbështesin gjithë anëtarësia për qëndrimet dhe veprimtarinë e saj politike.
Jorida Tabaku është tjetra.
Deputete e Parlamentit të Shqipërisë, kryetare e Komisionit të Integrimit, ish nën/kryetare e PD-së, e barazlarguar nga gjithë klanet që synojnë PD-në sot duke qëndruar e punuar si deputete e duke patur respektin e gjithë demokratëve, përveç atyre që e mendojnë se edhe kjo ju bën “hije”.
Nuk dua të theksoj arësyet, por është njëra nga përsonalitetet e PD-së që u prit zyrtarisht në DASH para pak ditësh që tregon se dera për demokratët është e hapur dhe se amerikanët nuk mbështesin vetëm qeverinë e regjimit Rama siç flasin disa “demokratë”.
PD-ja, po të jetë vërtetë demokratike, do të jetë e aftë me forma e metoda demokratike, të çlirohet nga pengmarrësit që nuk e lejojnë të ecë përpara e të bëhet alternativë pushteti.
Nuk janë strukturat e zgjedhura e të përzgjedhura me kujdes e nxitim për të kontrolluar partinë e për ta mbajtur edhe të vogël për interesa përsonale, sa është e rëndësishme fryma që sjell lideri me sekretariatët.
Testimet dhe sondazhet e derisotme, na lënë shumë zbuluar. Elektorati i ashtuquajtur gri, nuk po e mbështet PD-në aktuale, pasi nuk frymëzon dhe nuk sjell asnjë shpresë.
Shifrat janë alarmante, e megjithatë PD-së nuk po i del gjumi…
Ka ardhur koha dhe është momenti për të vepruar, si të bashkuar!