PD nuk është as Partia e Lirisë as Shtëpia e Lirisë

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Qe ne kohen e koalicionit te pare para vitit 2013 PD LSI shume demokrate te ndershem nuk ishin dakord me kete marreveshtje politike. Se pari LSI perfaqesonte nje parti te majte te qendres dhe se dyti per shume qytetare te ndershem perfaqesonte modelin e korrupsionit dhe rryshfetit. Mbas humbjes se vitit 2013 Berisha e deklaroi ne TV se i kishte detyruar demokratet te votonin LSI per ta shpetuar nga shperberja e plote.

Per shume shqiptare PD ka perfaqesuar forcen politike qe ka bere ndryshime te medha mbas viteve 90 te ne planin politik dhe ekonomik. Por ne te vertete koha e vertetoi qe PD ka patur shume devijime si ne planin ideologjik dhe programin politik duke shkruar majtas. Qe ne vitin 1994 u pa qarte qe PD kishte te bente pak me nje force politike te djathte dhe liberal demokrate. Kjo vertetohet me deklaratat e kohes kur drejtuesit shpreheshin qe krijoni partine tuaj te djathtet. Ne kete PD krahas shume demokrateve te ndershem patrioteve ish te persekutuarve dhe intelektuale e u perfshine edhe shume individe me te kaluar te erret. Sot po provohet me fakte dhe prova qe shume drejtues lokal dhe kombetare kishin patur probleme me te kaluaren e tyre ne ish diktature. Si pasoje e se kaluares se tyre me ish sigurimin e shtetit ata kane qene te mbajtur peng nga e kaluara e tyre. Shume prej tyre u vune ne sherbim te ish sigurimit duke mbeshtetur ekononomikisht dhe politikisht keta kontigjente. Kjo u pa qarte qe me privatizimet e se mires se perbashket dhe te pronave te ish pronareve. Para disa ditesh lexova qe Ilir Meta po Ben propagande me bazen e PD se Foltores po infiltron duke i mbeshtetur mediatikisht disa eksponente te Foltores. Kjo strategji eshte shume e rrezikshme per demokratet e ndershem dhe per largimin e Edi Rames per ndryshimin e madh.

Propaganda e Partise se Lirise e Foltores dhe e Rilindjes ka per qellime mbajtjen peng dhe percarjen e elektoratit te PD se per qellime personale dhe elektorale. Kjo propagande nuk duhet te funksionoje mbasi PD eshte aset kombetare dhe shpresa e madhe te e gjithe shqiptareve per ndryshim dhe largimin e Edi Rames. Prandaj shoqeria shqiptare e ka te domosdishme dekomunistizimin dhe lustracionin. Te rinjte e PD se se vertete intelektualet nuk duhet te genjehen nga propaganda e Partise se Lirise dhe Foltores duke besuar tek pergojimet e drejtuese te tyre gjoja per bashkepunime te drejtuese demokrate me Ramen Soros etj etj. Me te vertete sot demokratet kane shume probleme ekonomike dhe shoqerore por ata duhet te besojne dhe vleresojne ndikimin e se kaluares se erret ne PD ne 30 vite. Si perfundim koha do ta vertetoje se PD nuk eshte Partia e Lirise dhe Foltorja por forca politike qe do te sjelli ndryshimin dhe largimin e Edi Rames dhe te miqve te tij ne 30 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu