PD kërkon kontroll të imët pasurie/ Vetting për politikanët, nisma në Kuvend të mërkurën

0

Partia Demokratike e vendosur që politika të pastrohet dhe kontrolli i imët i pasurisë të bëhert me ligj, kërkon që të gjithë politikanët të kalojnë në sitën e vetingut, siç po bëhet me anëtarët e sistemit të drejtësisë në vend.

Kjo nisëm vjen pas takimeve të kryedemokratit me ambasadoren Yuri Kim dhe prëmton forcimin e Partisë Demokratike, për besueshmëri në një qeverisje pa hajdutë e kriminelë.

Raportohet se në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, zhvilluar këtë të Hënë, është rënë dakord që të paraqitet të mërkurën në Kuvend amendamenti kushtetues për vetingun e politikanëve.

Përveç kësaj, është diskutuar edhe për amendamentet që do të prezantohen në lidhje me reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu