PD-ja po përballet me skenarë të parapërgatitur

0
Shkruan Zef Ndreka
Ka mbi një javë që shqiptarët shohin çudira në KSHZ.
Edi Rama dhe vegla qorre e tij Celibashi në cilësinë e Komisionerit, po tregojnë dhëmbët dhe po bëjnë çdo minutë të pamundurën për të bllokuar opozitën zyrtare të regjistrohet për zgjedhjet e pushtetit vendor të 14 Majit.
Hileqarët e pluralizmit e të demokracisë e kanë futur proçesin deri më sot praktikisht në një bllokim.
Ky bllokim, veç të tjerash ka synim të pengojë në rrugë të paligjshme veprimtarinë e ligjshme të opozitës, me plot artifica të sforcuara.
Bashkë me bllokimin e regjistrimit të PD-së si subjekt garues, synohet më pas edhe bllokimi i fondeve që i takojnë kësaj partie.
Celibashi me Ramën dhe Metën e ka të paragjykuar çështjen e regjistrimit, veçanërisht për PD-në, në bashkëpunim e mirkuptim me Berishën.
Ndërkohë PD-së zyrtare i mbetët të humbasë energji në përballjen me këto skenarë ogurzi të parapërgatitur nën rrogoz.
Shtrohet pyetjet:
-Përse po ndodh kjo dhe nuk zbatohet ligji?!
-Kush e ka imponuar Celibashin të mbaje këtë qëndrim haptas antiligjore?!
Gjithçka kuptohet me kalimin e minutave, orëve dhe ditëve. Skenaristët e këtij turpi institucional, këtij puqi të turpshëm për demokratët, për demokracinë dhe vendin, zor se i dalin këmbët.
Është trekëndëshi i Bermudës që fshihet në këtë rast. Pamundësia e Foltorës së Berishës për tu rregjistruar si subjekt zgjedhor me stemë dhe vulë të paligjshme pasi pengesë për to është ligji, është gjykata, e shtyn trekëndëshin dhe Celibashin në planin B të tyre:
Të pengojnë PD-në të regjistrohet!
A do ia arrijnë këtij qëllimi?!
Dhe kush përfiton nga ky bllokim?!
Sigurisht, fitues në këtë rast janë Edi Rama dhe PS-ja që janë mësuar tashmë të fitojnë pushtetin vendor pa garë të opozitës dhe PL-ja e Metaj që mashtron për të disatën herë Berishën!
Ka ndodhur që nga 2009 bashkëpunimi i Berishës me Metën, ku ky i fundit arriti ti morrë PD-së votat e demokratëve dhe kaloi në koalicion me Edi Ramën duke trafikuar votat majtas. Këtë ka qëllim përsëri. Dhe këtë sapun për djathë po e ha Berisha me foltoristët!
Pazaret e Metës në politikë janë si të çifutit. Bën sikur nuk do kandidojë për kryetarë bashkishë (përveç tre zonave të lira të lëna nga Berisha), por për të patur vetëm këshilltarët e tyre, gjoja si opozitë.
Në historinë 20 vjeçare të bashkëpunimit të PD-së me LSI-në, sot PL, Lulzim Basha ka qënë më i qarti dhe është përpjekur ti flakë nga radhët e PD-së.
Dhe sot, më shumë se asnjëherë tjetër, nga radhët e PD-së duhet flakur PL-ja menjëherë dhe të digjen skenarët e parapërgatitura që fatkeqësisht i shkojnë për shtat Berishës dhe Ramës për shkatërrimin e PD-së, duke shtuar edhe Celibashin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu