Thirrjes së Ilir Metës për të protestuar këtë të martë para inceneratorit të Tiranës i bashkohet edhe Partia Demokratike e Sali Berishës, por burimet i thanë A2 CNN se vetë kreu demokrat nuk do të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të tjera.
“Çdo deputet dhe anëtar i PD është i lirë t’i bashkohet protestës si një kauzë e përbashkët që ndajnë të dyja partitë kryesore të opozitës”, sqaruan më tej burimet nga selia blu.
Duke evidentuar serish faktin se çarja mes Berishes dhe Metes eshte thelluar akoma me shume, per shkak te krizes se lidershipit te opozites, nga e cila vijon te vuaje akoma me shume me ngjitjen ne krye te dy partive te lidereve te vjeter.
Kjo është protesta e parë e Ilir Metës kundër qeverisë, pas lënies së Presidencës. Aksioni nisi fillimisht me denoncimet e përditshme për inceneratorët së bashku me thirrjen ndaj SPAK për të mos zvarritur hetimet.
Më herët, gjatë të martës, Meta deklaroi në një konferencë për mediat se të gjithë duhet të bashkohen në atë që e quajti “protestë paqësore, qytetare dhe model”.
“Do të jetë një protestë e parë, në një skenë krimi si inceneratori i Tiranës. Mafia duhet ndalur sot, përpara sesa t’i bëjë dëme të tjera më të rënda vendit tonë. Sot, duhet të ekzekutojmë frikën që mafia po mbjell kudo. Nuk mund të jemi një vend që mposhtet nga mafia në pushtet”, tha Meta.