‘Pastrim i parave ruse”, Spahiu: 30% e pronave në bregdet po blihen nga të huajt

0

Analisti Kreshnik Spahiu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se 30% e pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar janë duke u blerë nga shtetasit e huaj.

Ai nënvizoi se paratë ruse po pastrohen në Shqipëri dhe shteti nuk ka asnjë kufizim për këtë fenomen.

“Pastrimi i parave ruse në Shqipëri ka vite që ka filluar. Aq e lehtë është sa çdo shtetas tjetër mund të pastrojë paratë. Nuk ka asnjë kufizim për shtetasit rusë që të pastrojnë paratë në Shqipëri. 30% e pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar janë duke u blerë nga shtetasit e huaj. Oligarkët rusë investojnë shumë në blerjen e pasurive të paluajtshme”, u shpreh Spahiu.

Ai nënvizoi më tej se “Ballkani është kthyer në një lavatriçe të parave ruse dhe oligarkëve anti-amerikanë”.

“Amnistia fiskale do të krijojë kushte për pastrimin e këtyre parave”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu