Pasi “sistemon” hakerat e Iranit, Belinda Balluku siguron popullin për sigurinë ajrore

0

Zëvendës kryeministrja, njëkohësisht Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku thotë se navigimi ajror nuk mund të preket nga ndonjë sulm i mundshëm kibernetik.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Balluku u shpreh se navigimi ajror në vend është një sistem i mbyllur dhe nuk mund të aksesohet nga jashtë.

“Linjat ajrore nuk do t’i prishin. Navigimi ajror në Republikën e Shqipërisë nuk është një program i hapur, që ka interaktivitet me programe të tjera. Është një program totalisht i mbyllur.

Duhet thënë që navigimi ajor në Republikën e Shqipërisë nuk është një sektor që mund të goditet nga hakerat. Është një sektor pa interaktivitet, është i mbyllur që nuk mund të aksesohet nga jashtë. Nuk ka një hapje nga e cila mund të aksesohet”, theksoi ajo.

Në lidhje me hakerimin e sistemit TIMS në aeroportin e Rinasit dhe pikat kufitare, Balluku nënvizoi se nuk kanë të njëjtin parametër sigurie me navigimin ajror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu