Pasi ka kapë ç’kapë një diktator, pra të gjitha Pushtet, bashkitë, Prokurorinë, Gjykatat, pasurinë, Rama fton Bashën për të nisë hajni të re!!

0

Tërmeti i rënë mëngjesin e së martës duket se ka ftilluar kryeministrin Edi Rama, i cili i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit kreut të PD-së Lulzim Basha, për të ndihmuar së bashku banorët e prekur nga tërmeti.
Por është pak vonë kjo ftesë kur Edi Rama ka në dorë të gjitha pushtetet, Bashkitë, prokurorinë, Gjykatat, e gjithë mediat.

Reagimi i Ramës:

U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

@lulzimbasha_al është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu #PërNjerëzit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu