Pas videos së Lefter Allës me kokainë, një tjetër rast po paralajmërohet nga opozita.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi tha se opozita është duke verifikuar një tjetër kryebashkiak socialist, për të cilin ka të dhëna se është i dënuar më parë.
Bardhi theksoi se nuk po e bëjnë ende publik emrin e tij pasi duan që të bëjnë verifikimet deri në fund.