Pas suksesit të Trump, Partia e Lirisë po lobon për mbështetje nga Washingtoni

0

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Floida Kërpaçi, vijon takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit. Këtë herë ajo është takuar me McLean McGregor, i cili shërben si përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë. “Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit shtrategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë, sigurisë dhe integrimit europian të Shqipërisë”,-shkruan Kërpaçi në facebook.

Postimi i plotë

Në Departamentin Amerikan të Shtetit, pata kënaqësinë të takohesha me McLean McGregor, i cili prej Gushtit shërben si përgjegjës për marrëdhëniet me Shqipërinë.

SHBA janë aleati dhe partneri ynë strategjik, si dhe shtëpia e një diaspore që promovon vlerat e kulturën shqiptare në komunitetet ku jetojnë.

Partia e Lirisë është e angazhuar për t’i forcuar marrëdhëniet e partneritetit shtrategjik Shqipëri-SHBA, në shërbim të demokracisë, sigurisë dhe integrimit europian të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu