Pas spekulimeve per ndarje, Shawn dhe Camila vendosin t’i përgjigjen të gjithëve

0

Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë qenë kryefjala e mediave rozë prej disa muajsh. Dyshja është komentuar për lidhjen e tyre të dashurisë, ndërsa së fundmi në rrjet kanë qarkulluar komente të ndryshme se ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këto komente kanë ardhur pasi çifti fshiu nga rrjetet sociale videon virale të puthjes së tyre.

Menjëherë pas këtij momenti, Shawn ndau me të gjithë një moment tjetër romantik pranë më të dashurës së tij, duke hedhur poshtë faktin se ata ishin ndarë.

Mendes ka sqaruar gjithashtu se nuk mendonte se ajo video do të përhapej aq shumë dhe do të komentoj edhe negativisht, ndaj vendosi ta heqë.

Kujtojmë se romanca e Shawn dhe Camila ka nisur muaj më parë, që prej momentit kur dyshja sollën projektin muzikor me titull ‘Senorita’./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu