Aktorja turke Irem Helvacioglu, e cila është shumë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin “Lot në detin e zi”, është ndarë nga i fejuari i saj. Kështu raportojnë mediat turke pas një veprimi të papritur të aktores.
Irem e njohur si “Nefes” ka fshirë të gjitha fotot me të fejuarin nga rrjetet sociale, veprim ky i cili ka rënë menjëherë në sy. Aktorja 30-vjeçare ka qenë prej vitesh në një lidhje me Eser Alp, i cili nuk i përket televizionit. Çifti gjatë viteve është përpjekur ta ruajnë lidhjen e tyre jashtë syrit të publikut megjithatë fotot së bashku nuk kanë munguar.
Nuk dihet ende arsyeja e ndarjes së çiftit, por po përflitet se shkak mund të jetë edhe largësia. Së fundmi aktorja kishte treguar se i fejuari i saj po qëndronte në Ankara. Ndërkohë Irem pas suksesit të “Lot në detin e zi”, nuk po angazhohet në ndonjë projekt të ri./revistawho.com