Pas Pjetri-Kajmakut, Rama s’di gjë as për kryebashkiakun e Memaliajt Gjolek Guçi me tre emra, as për “Vespën” as për 17 të tjerë pas, as për 10 që shërbimet e huaja i kanë sjellë këto ditë…

0

Pas dy rasteve të fundit “Pjetri-Kajmaku”, po provohet e vërteta, se Edi Rama nuk ka qenë “ pa dijeni, i paaftë e pa kompetenca ligjore si kryeministër”, për t’i verifikuar paraprakisht personat me rekorde krimi; por e ka patur skemë për sundim të lehtë e të sigurtë, mbushjen e qeverisë, parlamentit, pushtetit lokal, policisë e PS-së; me zyrtarë, drejtues e të zgjedhur, me të kaluar të zezë kriminale, të fshehur e të pa deklaruar me lejen e vetë… Edi Ramës.

Një tjetër rast, rekord identitetesh të rreme e “aktiviteti misterioz” si ish-emigrant në Greqi; është kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guçi, propozuar nga Blendi Çuci “kundrejt kafesë” (siç thonë në selinë e PS-Tiranë dhe në Qarkun Gjirokastër); i caktuar nga Edi Rama si Valdrini në Shkodër e Kajmaku në Vorë, paçka se prej 26 vitesh, jeton e punon drejtor në Tiranë; vetëm në vende ku qarkullojnë lekë.

Sipas vetë-deklarimit në KQZ, Gjolek Guci, në 2 vitet kur ka qenë “emigrant çapkën i përdorur” në zonë Qato-Korintho të Greqisë; ka përdorur disa emra grek, por ashtu si ekuvalentët e tij në pushtetin e Ramës, nuk deklaron se çfarë pune ka bërë atje, “Spiroja” Gjolekë Guci, prej 1 muaji me kryebashkiak në Memaliaj.

Nuk dihet, as sa vite ka pa hyrë “Spiro Kuremenos” në territorin grek e për çfarë sikletesh; por nga 3 emrat që ka pëdorur në Greqi, policia greke e njeh vetëm me emrin “Spiro Jorgo Antigoni Kuremenos”; e që për “koincidecnë”, emri i tij, emri babait dhe emri nënës, rezultojnë emra të 3 pleqve nga Dropullit, të vdekur para 20 vitesh, madje 2 janë “rilindur” si emra; ndërsa mbiemri është identitet i shumë familjeve në atë zonë.

NË VIJIM/ Disa dëshmi nga ish-“kolegë” të tij emigrantë, dhe “çudira” nga emërimet e aktiviteti në 7 poste drejtuese, si shef në OSHEE, ujësjellës, zyrash lejesh ndërtim-legalizimi, urbanistikë e policie ndërtimore…/Pamfleti/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu