Pas ndarjes nga “Syhan”, partneri i saj lidhet me aktoren shumë të njohur turke

0

Pak ditë më parë mediat turke raportuan se aktorja Tuba Buyukustun e njohur si “Syhan”, është ndarë nga partneri i saj Umut Evirgen pas 3 vitesh lidhje. Sipas burimeve mes çiftit kishin nisur xhelozitë dhe zënkat ishin bërë shkak i ndarjes.

Pas ndarjes nga aktorja, Evirgen nuk ka humbur kohë dhe raportohet se ai është lidhur me një tjetër aktore shumë të njohur. Bëhet fjalë për Melisa Senolsun të cilën e kemi parë në serialin “Dashuri me qira”. Evirgen dhe Senolsun janë parë bashkë gjatë pushimeve e madje kanë pozuar pranë njëri-tjetrit duke konfirmuar kështu lidhjen.

Çifti është ndaluar nga gazetarët, por Evirgen nuk ka pranuar të flasë për lidhjen e tyre./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu