Demokrati Edvin Kulluri i ka cilësuar deklaratat e djeshme të kryeministrit Edi Rama ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, si kërcënim.
Kulluri u shpreh se kreu i qeverisë mund të thirret së shpejti në SPAK, ndërsa ka zbuluar skenarët që mund të ndjekin një ngjarje të tillë.
Ai theksoi se ose Rama do bëjë puç Kushtetues ndaj organeve të drejtësisë ose do të ndjekë rrugën e drejtësisë dhe sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje.
“Koburet e drurit ishin mesazh shumë i rëndë kërcënim ndaj SPAK dhe BKH. Nuk është hera e parë që ndodh dhe kjo ndodh sepse Rama është vetë i rrezikuar. Balluku nuk është marrë kot e pandehur, është kockë e fortë brenda PS. Balluku s’mund të lejojë të bëhet kurbani i radhës i Ramës siç u bë Ahmetaj.
Mund të kemi ndonjë thirrje të Ramës këto ditë, ka dy rrugë, ose do bëjë puç kushtetues ndaj organeve të drejtësisë ose do të ndjekë rrugën e drejtësisë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje. Këtu pastaj hapen skenarë të tjerë”, tha ai për “News 24”.








