Nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili ka komnetuar deklaratat e Damian Gjiknurit, sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Sipas tij Gjiknuri ka një hall të madh, ndaj e nxjerr Rama që ti qajë hallet McGonigal-it.
Vasili ka publikuar një foto të Gjiknurit me McGonigal-it, duke i shtruar tetë pyetje.
“Ne e dimë që Gjiknuri e ka një hall…. ndaj edhe Rama nxjerr pikërisht atë dhe jo ndonjë tjetër që ti qajë hallet e McGonigal-it.
Për ta ndihmuar Gjiknurin që të jetë pak me i qartë ka ca pyetje që duan me domosdo përgjigjen e tij:
Gjiknuri duhet të na thotë sa herë e ka takuar ai vetë McGoniga-in?
Po në Amerike sa herë e ka takuar?
Përveç kafeve dhe muhabetit a ka “shkëmbyer” gjë tjetër me të dhe çfarë natyre ishin këto shkëmbime?
Këto takimet në Amerikë a ja ka raportuar Ambasadës.
Po në Rusi, më saktë me Shen Peterburg a ka pasur takime dhe te çfarëe lloji?
Çfarë lidhje kishte posti i tij si Ministër i energjitikës me McGonigal-in dhe sekseret shqiptare, që e rrethonin atë dhe a ishin të ligjshme këto takime ku korrupsioni ishte tema e vetme e bisedës?
Po oligarkun rus Deripaska si nuk e pa dot Gjiknuri ndërkohë që firmoste për të duke i dhënë koncesione ?
Si promovues i McGonigal-it deri në Tropojë çfarë kontributesh të “veçanta” të këtij të fundit njeh Gjiknuri kur pozon shumë i lumtur dhe me buzën vesh me vesh krah tij?
Ndaj Damian shiko hallet e tua se nuk e ke pak dhe lëre Edi Ramën ti qajë vetë”, shkruan Vasili.